Punësim dhe Emigrim jashtë vendit
Jeni profesionistë? Keni eksperiencë në një fushë të caktuar? Po mendoni një mundësi për tu shpërngulur jashtë vendit? Jemi pranë jush për të bërë zgjedhjen e duhur së bashku. Gjetja e një pune dhe e një vendi për të jetuar në një vend të huaj kërkon të kesh një repertor të gjërë burimesh dhe kontaktesh të cilat ne i kemi. Mjafton dëshira për bashkëpunim pasi ne do të ju asistojmë në çdo hap të procesit të aplikimit deri në realizimin me sukses të tij.
Studim jashtë vendit
Jeni maturantë dhe dëshironi të ndiqni studimet jashtë apo keni mbaruar studimet universitare në Shqipëri dhe dëshironi të specializoheni dhe njëkohësisht të përjetoni një eksperiencë ndryshe? Atëherë jeni në vendin e duhur. Të gjithë kanë nevoje për informacion të vlefshëm në lidhje me një temë shumë të rëndësishme: TË ARDHMEN E TYRE! Falë kontakteve dhe bashkëpunimeve tona me universitetet jashtë ju do e keni më të lehtë të bëni përzgjedhjen e duhur në përshtatje me atë çfarë ju kërkoni. Përveç këshillimit ne do ju asistojmë dhe ndjekim hap pas hapi gjatë këtij procesi.
Jeto dhe Investo në Shqipëri
Të investosh në një vend të huaj kërkon që të bashkëpunoni me partnerët e duhur dhe të keni informacionin e nevojshëm. Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të parapëlqyer për banim dhe investim. Të ndërmarrësh iniciativën të investosh në një vend të huaj mund të përbëjë një shok kulturor për juve që kërkon jo vetëm kapital por dhe njohuri dhe informacion të saktë mbi vendin ku keni si qëllim të investoni. Për këtë arsye ju duhet asistenca e dikujt që e njeh mirë tregun dhe legjislacionin shqiptar në mënyrë që dhe juve të keni sukses. Në qoftë se kërkoni të dini më shumë informacion jeni të mirëpritur të na kontaktoni.
SHËRBIMET TONA
NE JEMI EKSPERTËT TUAJ TË EMIGRACIONIT!
Vizë profesionisti të kualifikuar
Një profesionit i kualifikuar është një punonjës me trajnim dhe njohuri në punën e tij. Ai mund të ketë ndjekur fakultetin ose një shkollë profesionale ose mund t'i ketë përvetësuar njohuritë e tij gjatë eksperiencës së punës. Agjencia jonë iu ofron mundësi të panumërta në përputhje me edukimin dhe eksperiencën tuaj.
Vizë biznesi
Jeni duke menduar të investoni ose të zgjeroni biznesin tuaj jashtë kufinjëve të Shqipërisë? Ne jemi pranë jush me këshillat dhe sekretet e vogla të cilat do iu çojnë drejt një suksesi të sigurt.
Lotaria Amerikane
Çdo vit në muajin Tetor zhvillohet lotaria amerikane. Ne iu asistojmë në çdo etapë duke nisur nga informacionet, aplikimi dhe në vazhdim me vijueshmërinë e procesit të aplikimit tuaj në rast se përzgjidheni fitues.
Vizë Studentore
Arsimimi është e ardhmja. Falë stafit tonë të përkushtuar jemi në gjendje t’iu paraqesim variantet më të mira në të gjithë botën në përputhje me kërkesat dhe mundësitë tuaja.
Leje Qëndrimi Shqiptare
Ofrojmë konsulence për çdo qytetar të huaj i cili dëshiron të studiojë,punojë ose investojë në Shqipëri. Të gjitha paketat që ne mundësojmë janë në përputhje me legjislacionin shqiptar.
Dëshironi të dini më shumë? Rezervoni një konsultë personale
Na kontaktoni në +355699771397 ose në adresen e e-mail-it : info@workandstudy.al
Perfaqësues zyrtar.
Partnerët tanë zyrtar.