visas@workandstudy.alOrari: 9:00 – 20:00
+355 69 708 8470
E re · Verë në Zvicër 2027Kamp alpin 3-javor për moshat 9–16 · fillon pas — ditëshShiko kampin →English
Leysin American School në Alpet Zvicerane, shtëpia e programit Summer in Switzerland

Pse një kamp veror ndërkombëtar mund të jetë një nga përvojat më të vlefshme për fëmijën tuaj?

Pse një kamp veror ndërkombëtar mund të jetë një nga përvojat më të vlefshme për fëmijën tuaj: pasione, miqësi dhe një këndvështrim më i gjerë.

Në një përditshmëri të dominuar nga angazhimet shkollore, teknologjia dhe rutina, fëmijët kanë gjithnjë e më shumë nevojë për hapësira ku mund të eksplorojnë interesat e tyre në mënyrë të lirshme.

Talenti nuk zbulohet vetëm në shkollë

Jo çdo talent zbulohet në bankat e shkollës dhe jo çdo aftësi zhvillohet përmes një teksti mësimor. Ndonjëherë, mjafton një aktivitet i ri, një mjedis ndryshe apo një njohje e rastësishme që një fëmijë të zbulojë një pasion që nuk e dinte se e kishte.

Çfarë bëjnë të mundur kampet verore ndërkombëtare

Kampet verore ndërkombëtare krijojnë pikërisht këto mundësi: të zhvillojnë hobi dhe pasione të reja, të ndërtojnë marrëdhënie shoqërore, të njohin kultura të ndryshme dhe të përvetësojnë njohuri të reja, pa e perceptuar procesin e të mësuarit si një detyrë të imponuar.

Summer in Switzerland, në Alpet Zvicerane

Një shembull i kësaj qasjeje është programi "Summer in Switzerland" i Leysin American School (LAS), i cili zhvillohet në zemër të Alpeve Zvicerane dhe u dedikohet fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 9–16 vjeç.

Ky program ndërthur mësimin e gjuhëve të huaja me sipërmarrjen, lidershipin, artin, teknologjinë dhe, mbi të gjitha, aktivitetet në natyrë. Një fëmijë mund ta nisë ditën duke përvetësuar gjuhë të huaja si anglishtja apo frëngjishtja, ndërkohë që pasditen mund t'ia kushtojë fotografisë, muzikës, gatimit apo ngjitjes në mal.

Ndërkohë, përveç aktiviteteve, bashkëjetesa me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të botës, udhëtimet kulturore dhe përvojat në grup krijojnë një mjedis që nxit pavarësinë, vetëbesimin dhe aftësinë për t'u përshtatur e për të menaxhuar situata të reja.

E zgjedhur sipas interesit

E rëndësishme është që fëmijët do të kenë mundësinë të zgjedhin aktivitete sipas interesave të tyre, duke e kthyer të nxënit në një proces të natyrshëm që mund të zbulojë potenciale të fshehura.

Çfarë kthehet në shtëpi me fëmijën

Vlera e një vere të tillë nuk matet vetëm me njohuritë e fituara, por edhe me ndryshimet që fëmija sjell me vete kur kthehet në shtëpi: më shumë besim në aftësitë e veta, miqësi të reja, interesa të zbuluara dhe një këndvështrim më të gjerë mbi botën.

T'i ofroni fëmijës një përvojë ndërkombëtare do të thotë t'i jepni mundësinë të njohë botën, por mbi të gjitha, të njohë më mirë veten. Sepse, ndonjëherë, disa javë larg rutinës mund të hedhin themelet e një pasioni që mund ta shoqërojë për gjithë jetën.
Shiko programin Të gjitha artikujt
Filloni sot

Ekspertë të besueshëm për viza & imigracion

Le t'ju ndihmojmë të ktheni ëndrrat tuaja për udhëtim, studim dhe investim në realitet!

WhatsApp (opens in a new tab)