5 arsye për të studiuar në SHBA

E dini pse studentët ndërkombetarë zgjedhin gjithmonë SHBA-në për të studiuar?

 

Shtetet e bashkuara të Amerikës mirëpresin numrin më të madh të studentëve nga e gjthë bota. Arsimi cilësor, kurrikula e vecantë, mjedisi ndëkulturor dhe mundësitë e panumërta që ajo ofron janë disa nga arsyet pse shume studentë nderkombetarë dëshirojnë të studiojnë në SHBA

 

Ja 5 arsye pse zgjedhja për të studiuar në SHBA mund të jetë vendimi më i mirë:

 

1.Ekselenca akademike

SHBA krenohet me disa nga universitetet më të mira, shumë prej të cilëve renditen si universitetet më të mira në botë. Institucionet arsimore në Amerikë njihen për standartet e larta që ato kanë, për praktikat e pasura që ata përdorin për të ruajtur cilësinë dhe për t’i ofruar një arsim të mirë studentëve të tyre.

 

2.  Sistem arsimi fleksibël

Kolegjet dhe universitetet amerikane ofrojnë shumë programe studime për studentët e tyre. Studenti ka të drejtë që të zgjedhi jo vetëm përmbjajtjen e programit por edhe sturkturën. Në universitet, studenti është i lirë të ndjekë lëndë të ndryshme para se të bëjë zgjedhjen për degën që dëshiron në fund të vitit. Ky sistem ndihmon studentin që të eksplorojë shumë lëndë dhe të zgjedhi atë që dëshiron pa u vënë në presion

 

3. Një sistem mbështetës për studentët

Universitetet amerikane janë në dijeni të vështirësive të një studenti ndërkombëtar, dhe për këtë arsye ata organizojnë programe orientuese, punishte dhe trajnime për ti ofruar asistencë atyre. Dhe në fakt zyra për studentët ndërkombëtar ndihmon studentët që të mësohen me një stil të ri jetese – qoftë një vështirësi rreth mësimeve, kulturës atje ose shoqërisë, stafi është gjithmonë prezent për të asistuar studentët në moment.

 

4. Diversiteti kulturor

SHBA-ja është një grupim i kulturave, racave dhe etnive të ndryshme. Ky mjedis i larmishëm bën të mundur që të gjithë ta pranojnë njeri tjetrin dhe të mos ketë vend për diskriminim. Studentët janë nga të gjitha rajonet e botës, dhe kjo gjë e bën universitetin një mjedis të pasur dhe stimulues. Jetesa në mes të një diversiteti të tillë i bën studentët të zhvillojnë tipare dhe aftësi të forta që janë të rëndësishme në tregun ndërkombëtar. Një ekspozim i tillë kundrejt kaq shumë kulturave ndërkombëtare, bën të mundur që studentët të eksplorojnë një llojshmëri kuzhinash, zakonesh, festivalesh dhe arti gjithashtu.

 

5. Jetesa e gjallë në kampus

Të gjithë e dimë që jetesa në kampuset universitare në SHBA është e pashoq. Pavarësisht universitetit ku studion, të gjithë e gjejnë veten në mes të ekspriencave të reja kulturore dhe në mes të stilit të jetesës amerikan. Një mundësi për t’u njohur me ide të reja dhe njerëz të rinj.

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey