Studime në Angli – University of London

University of London është një nga universitetet më të mëdha në botë , i njohur ndërkombtarisht për standartet e larta akademike. Si student i University of London, ju bëheni pjesë e një grupi studentësh dhe profesionistësh global. Studenti mund t’i menaxhoje studimet e tij që të përshtaten me angazhimet e tij personale dhe profesionale. 

 

Ata që studiojnë në University of London kanë fatin të njihen me 50,000 studentë nga cdo cep i globit që studiojnë më shumë se 100 programe studimi të ndryshme.

 

University of London ofron një fleksibilitet që të lejon të përcaktosh studimet sipas stilit të jetesës, të përcaktosh ritmin e studimeve dhe të studiosh në mënyrë të pavarur me anë të mësimit në distancë.

 

University of London është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjoze në Mbretërinë e Bashkuar dhe konsiderohet ndërkombtarisht si qendra e ekselencës akademike. Programet që studiohen dhe metarialet e krijuara janë të vlerësuara nga University of London’s Member Institutions të cilët kanë një reputacion ndërkombëtar për mësimdhënien dhe punën kërkimore. Këto kulifikime njihen dhe vlerësohen nga universitete, punëdhënës dhe profesionistë e organe statutore.

 

Barazia, diversiteti dhe githëpërfshirja janë elementë shumë të rëndësishëm për universitein dhe për të arritur sukses. Universiteti rekruton, mbështet dhe zhvillon studentë dhe staf me prejardhje të ndryshme. University of London ofron mundësi të ndryshme për karrierë, duke filluar nga mbështetja që ofrohet për studentët deri te zgjerimi i organizatës si menaxhimi i pronës, financa dhe planifikimi.

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey