Studime ne Angli – London Metropolitan University

I vendosur në një nga kryeqytetet me të bukura të botës, London Metropolitan University është vendi i një komuniteti mikpritës me studentë, pedagogë dhe mendimtarë novatorë inspirues dhe të vendosur.

 

Universiteti ofron shumë lloje programesh studimi, programe universitare, kurse afatshkurtër dhe kualifikime profesionale, shumë prej të cilave janë të disponueshme për t’u studiuar me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme.

 

Struktura akademike e universitetit është e përbërë nga gjashtë shkolla, çdo program studimi është në përputhje me një nga këto shkolla. 

 

Studentët që studiojnë në njërën nga shkollat e London Metropolitan University kanë akses në të gjitha shërbimet që ofrohen nga universiteti (libraritë, hapësirat e përbashkëta, kafenetë dhe restorantet), dhe çdo shkollë ka fusha ekspertize që do të thotë burime specialistësh si pjesë e programit të studimit. Shkollat kanë lidhje me sektorë të ndryshëm të biznesit në sektorë që janë të lidhur me fushat e ndryshme të specializimit të studentëve, dhe shkollat janë gjithashtu vatra kërkimi që ndërmerren nga akademikë të universitetit dhe nga studentë të nivelit të doktoraturës.

 

Të regjistrohesh në universitet dhe të jetosh në një qytet të madh si Londra është shumë emocionuese dhe është shumë e rëndësishme që studenti të gjej një vend të sigurt, të përballueshëm dhe të rehatshëm për të jetuar. Universiteti ofron një guidë gjithëpërfshirëse për studentin për akomodimin e tij në Londër, përfshirë:

 

  • Gjetjen e akomodimit në qendra të jashtme banimi për studentët
  • Të  bëjë kërkim për akomodim privat me qira (ndarje qiraje, apartament dhe shtëpi me qera)
  • Gjetjen e akomodimit për vetëm një semestër dhe për një periudhë afatshkurtër, përfshirë edhe akomodimin në një familje vendase dhe hotele dhe qëndrim me mëngjes dhe fjetje të përfshirë
  • Qëndrimin në një akomodim privat me qira dhe marrjen e udhëzimeve mbi kontratat e qirasë dhe ndarjen e apartamentit me studentë të tjerë
  • Konsulencë mbi akomodimin gjatë verës
  • Shërbime për pronarët e banesave me qira, përfshirë edhe mundësi për pronarët dhe agjentët për të reklamuar akomodimin tek studentët

 

London Metropolitan University ofron shërbime dhe pajisje për t’i mbajtur studetët aktivë fizikisht. Universiteti ofron një program shtesë me orë fitnesi dhe ka një palestër moderne me pajisje kardiovaskulare të një cilësie të lartë. Shërbimet sportive përfshijnë një fushë basketbolli dhe një studio kërcimi. Universiteti ofron një paketë të leverdisshme pjesmarrje që përfshin akses pa limit dhe të drejtën për të përdorur të dyja palestrat.

 

Universiteti ka një skuadër me sportistë të kualifikuar të disponueshëm për të dhënë këshilla të vlefshme në të gjitha aspektet e trajnimit dhe fitnesit.  Libraritë e universitetit kanë një shumëllojshmëri librash, artikuj dhe burime të tjera elektronike, shumë dhoma studimi dhe staf të trajnuar mirë për të mbështetur studentët gjatë studimeve të tyre.

 

Libraritë e universitetit kanë mbi 305,000 libra dhe 55,000 libra elektronikë dhe 43,000 artikuj elektronikë në disponueshmëri të studentëve.

Ne rast se studenti ka per të bërë detyra, ese, projekte ose temën e diplomës, ose ka për të përgatitur një prezantim në grup, stafi i librarisë ndihmon studentin të përdorë burimet dhe shërbimet e librarisë së universitetit

 

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey