Aplikim për vizë me qëllim kërkimin e një vendi pune (maksimumi deri 6 muaj)

Për sa i përket punësimit në Gjermani ekzistojnë një sërë kategori vizash për kategori specifike. Më poshtë kemi listuar dokumentat për punësim të përkohshëm.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

Në gjermanisht ose anglisht, 2 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

3 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45×35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me 2 fotokopje, në momentin e aplikimit

4.

Pashaporta e udhëtimit

Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

5.

Curriculum Vitae

Curriculum Vitae i formuluar nga vetë aplikuesi, duke paraqitur në mënyrë të veçantë kualifikimin dhe eventualisht veprimtarinë profesionale të deritanishme.

6. Shkresë motivimi

Shkresë motivimi e formuluar nga vetë aplikuesi për kërkimin e vendit të punës të planifikuar. Që këtej duhet të jetë e qartë, se për cilat fusha dhe vende pune interesoheni, ku dëshironi të aplikoni dhe ku do të banoni. Ju lutemi të përmendni edhe njohuritë tuaja të gjuhës gjermane, të sillni dëshminë përkatëse për to dhe – nëse nuk keni njohuri të gjuhës gjermane – të argumentoni përse nuk do të jenë të nevojshme.

7.

Dëshmi kualifikimi

Diplomë e shkollës së lartë gjermane apo e një vendi tjetër e njohur nga Gjermania, apo e krahasueshme me një të tillë.

Nëse diploma juaj e shkollës së lartë është e krahasueshme me një diplomë gjermane dhe nëse shkolla e lartë përkatëse njihet si e tillë në Gjermani, këtë mund ta verifikoni në Bazën e të Dhënave ANABIN:

– duhen paraqitur të dy dokumentat.

Nëse diploma juaj e shkollës së lartë nuk është e regjistruar në këtë Bazë të Dhënash, atëherë duhet të bëni vlerësimin e diplomës suaj nga Zyra Qendrore për Arsimin me Jashtë (ZAB):

Udhëzim: Çertifikatat shqiptare duhet të jenë të pajisura me vulë apostile dhe të përkthyera në gjermanisht

8.

Dëshmi për mundësi të mjaftueshme financimi të gjithë të qëndrimit

Dëshmi e mundësive të financimit për gjithë kohëqëndrimin (shuma minimale e kërkuar 947,- euro), ndër të tjera në formën e një deklarate garancie ose përmes derdhjes së shumës përkatëse në një llogari bankare të bllokuar. Për këtë qëllim shihni informacionet përkatëse në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane www.tirana.diplo.de

9.

Dëshmi për një të mjaftueshëm

Dëshmia për siguracionin shëndetësor duhet të lidhet për të gjithë kohëqëndrimin.

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey