Viza Studentore Ireland
Aplikimi i vizes duhet bere minimumi tre muaj perpara se te nisni shkollen.
Dokumentacionet e nevojitura per aplikim:
-Foto
-Pasaporta
-Leter aplikimi ne shkolle
-Leter pranimi nga shkolla
-Vertetim bankar per 6 muajt e fundit. Per persona qe ju dalin garant, duhet te terheqin vertetim bankar dhe te bashkangjisin nje deklarate noteriale ku pohojne se do ju dalin garant.
-Leter ku vendosni emrin tuaj dhe adresen tuaj me kodin postal ku tregoni per arsyen perse do shkoni ne Ireland, datat kur planifikoni te shkoni. Duhet te jepni te dhenat per personat qe keni ne Ireland, te shprehni se nuk do i beheni shqetesim shtetit dhe sherbimeve te tyre publike . Duhet te shprehni se kursi qe ju keni aplikuar nuk ka asnje lloj lidhje me shkollen tuaj ose punen ne Shqiperi.
-Dokument qe tregon se keni kryer pagesen e shhkolles ne Banke ne Ireland.
-Dokument qe tregon historikun tuaj te shkollimit dhe hapesirat midis viteve ose kur keni mbyllur shkollen. Nese jeni punesuar gjate ketyre periudhave duhet te jepni hollesi.
-Dokument qe tregon se ju mund ta perballoni shkollen e zgjedhur, per shembull me notat e provimeve qe keni bere ose kalifikimet.
-Certifikate per njohuri te gjuhes angleze.
-Sigurim shendetesor.
-Nese keni aplikuar per vize me pare, duhet te jepni hollesite dhe te bashkangjisni dokumentacionin e refuzimit.
Pagesa e Vizes eshte 60 Euro per nje hyrje dhe 100 Euro per shume hyrje.