Diplomë pas Universitare në Praktikat e Infermierisë

Diploma pas Universitare në Praktikat e Infermierisë është një program per infermieret e shkolluar (IEN) te cilet i ofrojnë IEN aftësitë dhe njohuritë e kërkuara në përputhje me standardet kanadeze dhe kërkesat gjuhësore në pergatitjen për marrjen e licensës së infermierit. Programi konsiston në pergatitjen e IEN për të marrë provimin NCLEX dhe plotësuar Shërbimin Kombëtar të Vlerësimit të Infermierisë (NNAS*). Programi është i bazuar në praktikat standarte të infermierëve të BC College of Nursing Professions (BCCNP) dhe në BCCNP Kompetencat e Nivelit të Hyrjes për Infermierët.

Programi do të përqëndrohet  në zhvillimin e njohurive, mendimin kritik dhe aftësitë komunikuese nëpërmjet aktiviteteve mësimore angazhuese ( për shembull, laborator, studimin e rasteve etj).

Përfundimi i Diplomës pas Universitare në Praktikat e Infermierisë nuk ju garanton notën kaluese në provimin e NCLEX-RN.

*NNAS –  si një pjesë e bërjes të një infermieri të regjistruar në Kanada, të gjithë IEN duhet të përfundojnë një vlerësim të kompetencave pas përfundimit të praktikës së Diplomës pas Universitare në Praktikat e Infermierisë. Qëllimi i këtij vlerësimi është për të vlerësuar nëse IEN është i sigurt, me etikë, dhe i aftë per tu ushtruar në Kanada. Ky është një para-kusht i detyrueshëm për provimin NCLEX.

 

Mundësitë e punësimit:

Pas përfundimit me sukses të  procesit të regjistrimit të BCCNP, këto janë rrugë te mundshme në karrierën e infermierisë:

-Infermier i regjistruar

-Infermier i shëndetit komunitar

-Infermier i kujdesit ne shtëpi

-Infermier i kujdesit kritik

-Infermier i kujdesit afatgjatë

 

Kërkesat e pranimit në program:

  1. Duhet të jetë një infermier i licensuar në një shtet tjetër me dokumenta mbështetëse
  2. Minimumi 5 i pikëve në të gjitha rubrikat në CELBAN ose 6 në IELTS

 

 

Studentëve që do ndjekin këtë program do iu kërkohet të bëjnë një tjetër test të aftësive të gjuhës nëse pikët e pranimit të tyre janë më të ulëta se niveli i kërkuar për regjistrim. WCC ofron mbështetje në testin e aftësisë së gjuhës përgjatë programit dhe asiston në ribërjen e provimit. Edhe pse pikët e testit të aftësive të gjuhës për pranim në WCC janë më të ulëta, WCC beson se ky rezultat është i mjaftueshëm që studentet e IEN të përfundojnë me sukses këtë program dhe të përmirësojnë aftësitë gjuhësore përgjatë rrugës. Eshtë tmerrësisht e rëndësishme që studentët të punojnë mbi aftësitë e tyre komunikuese në anglisht  dhe aftësitë e të kuptuarit. Kjo arrihet më mirë duke folur anglisht gjatë gjithë kohës në kampusin e WCC dhe madje edhe jashtë ambjenteve të shkollës.

 

Para kerkesave te eksperiencave klinike:

  1. CPR I azhornuar -Level Health Care Provide ((HCP) çertifikate e rinovuar çdo vit
  2. Imunizime të azhornuara (Difteri, Tetanozi, Polio, Lia e Dhenve, Shytat, Rubeola, Hepatiti B, Pertusis, Varicela.
  3. Rezultat negative ne testin TB
  4. Dosje penale e British Columbia e pastër dhe një dosje penale e pastër në shtetin tuaj
  5. Përfundim me sukses I çertifikatës WHIMIS
  6. Përfundim me sukses I certifikatës së sigurisë së ushqimit

 

Kohëzgjatja e programit:

2080 orë në total

 

Përmbajtja e kursit:

NURS 400  Terminologji Mjekësore                                                                                  30 ore

NURS 100  Hyrje në Praktikat e shëndetit kanadez                                                       100 ore

NURS 200  Komunikim në Infermieri                                                                              90 ore

NURS 300  Lidership në Infermieri, Menaxhim & Kërkim                                          100 ore

NURS 500  Teori e sigurisë & kujdesit efektiv & Laborator                                          60 ore

NURS 410  Pergatitje per CELBAN                                                                                     60 ore

NURS 550  Teori në farmakologji & Laborator                                                                100 ore

NURS 510  Teori Kirurgjikale Mjekësore në Infermieri & Laborator                          150 ore

NURS 520  Teori Shëndeti Mendor në Infermieri & Laborator                                   90 ore

NURS Teoria e Infermierisë së Maternitetit dhe të Porsalindurit & Laborator        100 ore

NURS 530  Teoria Pediatrike e Infermierisë & ​​Laborator                                             100 ore

NURS 600  Pergatitje NCAS RN (me laborator)                                                              100 ore

NURS 700  Përgatitja e Provimit NCLEX me provime praktike                                   200 ore

NURS 800  Eksperiencë klinike                                                                                           800 ore

 

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey