E-Visa është një sistem aplikimi online i ndërtuar nga qeveria shqiptare për të filtruar udhetarët që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë.
Aplikantët tanë kanë akses të plotë në sistemin e aplikimit e-Visa. Ata duhet të plotësojnë procesin e e-Visa përpara se të udhëtojne drejt Shqipërisë nëpërmjet ajrit, tokës ose detit.
e-Visa është e vlefshme për dy vjet nga data e lëshimit ose deri në datën e skadimit të pasaportës(aplikohet data më e afërt nga të dyja). Pas skadimit të autorizimit për udhëtim, aplikantët janë të mirëpritur të ri-aplikojnë dhe të rinovojnë vizën e tyre për një peridhë tjetër dy vjeçare.
Procesi i aplikimit e-Visa mund të përfundojë i gjithi online dhe mbikqyret nga qeveria shqiptare.
Gjatë procesit të aplikimit:
- Aplikantët janë te detyruar te japin informacion biografik për veten
- Ata gjithashtu duhet t’iu përgjigjen pyetjeve rreth VWP
- Aplikantët me dy nacionalitete duhet të zgjedhin nacionalitetin e pasaportës që do të perdorin në udhëtim
- Autorizimi për udhëtim është i detyrueshëm edhe për fëmiijët të cilët nuk kanë nevojë për biletë që të udhëtojnë
Përjashtimi për tu pajisur me vizë për të hyrë dhe qëndruar në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë për 180 ditë
- Të huajt që kanë një vizë të vlefshme Schengen me shumë hyrje, me kushtin që kjo vizë të jetë përdorur më përpara në një nga shtetet e zonës Schengen ose personi të ketë një lejeqëndrim të vlefshëm në një nga shetet e zonës Schengen.
- Të huajt që kanë një vizë të vlefshme me shumë hyrje ose një lejeqëndrim të vefshëm lëshuar nga Shtet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe ose Irlanda e Veriut, me kushtin që kjo vizë të jetë përdorur më përpara në vendet lëshuese të vizës.
- Të huajt të cilët janë pjesë e një familje anëtarë të së cilës janë qytetarë të Bashkimit Europian, kur udhëtojnë me një bashkëshort/e që është qytetar/e e Bashkimit Europian. Përveç pasaportës së vlefshme, i huaji duhet të ketë një dokument tjetër (p.sh. lejeqëndrimi) ku janë cituar specifikisht si anëtar i familjes.