INFORMACION I PËRGJITHSHËM

E-Visa është një sistem aplikimi online i ndërtuar nga qeveria shqiptare për të filtruar udhetarët që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë.

Aplikantët tanë kanë akses të plotë në sistemin e aplikimit e-Visa. Ata duhet të plotësojnë procesin e e-Visa përpara se të udhëtojne drejt Shqipërisë nëpërmjet ajrit, tokës ose detit.

e-Visa është e vlefshme për dy vjet nga data e lëshimit ose deri në datën e skadimit të pasaportës(aplikohet data më e afërt nga të dyja). Pas skadimit të autorizimit për udhëtim, aplikantët janë të mirëpritur të ri-aplikojnë dhe të rinovojnë vizën e tyre për një peridhë tjetër dy vjeçare.

Procesi i aplikimit e-Visa mund të përfundojë i gjithi online dhe mbikqyret nga qeveria shqiptare.

Gjatë procesit të aplikimit:

  • Aplikantët janë te detyruar te japin informacion biografik për veten
  • Ata gjithashtu duhet t’iu përgjigjen pyetjeve rreth VWP
  • Aplikantët me dy nacionalitete duhet të zgjedhin nacionalitetin e pasaportës që do të perdorin në udhëtim
  • Autorizimi për udhëtim është i detyrueshëm edhe për fëmiijët të cilët nuk kanë nevojë për biletë që të udhëtojnë

Përjashtimi për tu pajisur me vizë për të hyrë dhe qëndruar në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë për 180 ditë

  1. Të huajt që kanë një vizë të vlefshme Schengen me shumë hyrje, me kushtin që kjo vizë të jetë përdorur më përpara në një nga shtetet e zonës Schengen ose personi të ketë një lejeqëndrim të vlefshëm në një nga shetet e zonës Schengen.
  2. Të huajt që kanë një vizë të vlefshme me shumë hyrje ose një lejeqëndrim të vefshëm lëshuar nga Shtet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe ose Irlanda e Veriut, me kushtin që kjo vizë të jetë përdorur më përpara në vendet lëshuese të vizës.
  3. Të huajt të cilët janë pjesë e një familje anëtarë të së cilës janë qytetarë të Bashkimit Europian, kur udhëtojnë me një bashkëshort/e që është qytetar/e e Bashkimit Europian. Përveç pasaportës së vlefshme, i huaji duhet të ketë një dokument tjetër (p.sh. lejeqëndrimi) ku janë cituar specifikisht si anëtar i familjes.

 

 

 

 

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey