Ne American Academy of English ne kemi ndihmuar studentet ne studimin dhe mjeshterimin e gjuhes angleze qysh nga viti 1982. Shkolla jone u hap me qellim per te ndihmuar studentet nderkombetare me trajnim ne gjuhen angleze te nevojshem per rritje profesionale dhe akademike. Mesimi i anglishtes mund te jete hapi me i rendesishem ne edukimin ose karriern tuaj.
Edhe sot ne vazhdojme te rritemi e te permbushim nevojat e nxenesve. Per t’ju ndihmuar ne ju ofrojme godinat dhe programet me moderne po ashtu dhe instruktore te trajnuar ne universitet. Shkolla ndodhet ne zemer te San Francisco, nje vendndodhje e favorshme per nxenesit per te pasur akses ne gjithcka qe qyteti ofron.
Programi jone i akredituar garanton qe ne do te arrijme e te tejkalojme standardet e nevojshme per synime akademike dhe profesionale. Programi i anglishtes si gjuhe e dyte eshte ndertuar specifikisht per studentet nderkombetare. Qendra eshte perqendruar ne mesimdhenien per studente qe duan ta perdorin anglishten ne universitete, biznes dhe ne jeten e perditshme. Ne nuk diskriminojne nga mosha, gjinia, etnia, raca, orientimi seksual apo feja.
Kursi intensiv i gjuhes angleze:
Qendra ofron kurse gjate gjithe vitit ne e fushat e anglishtes si gjuhe te dyte. Kursi intensiv perbehet nga 4 niveli, nga fillestari deri tek i avancuari dhe mbulon fushat e the lexuarit/shkruarit, te folurit/te degjuarit, formim fjalori, gramatike dhe shqiptim. Po ashtu ne ofrojme klasa te mesimit te anglishtes permes Filmit Amerikan dhe Muzikes Amerikane. Pjesemarrje dhe ne ekskursione mujore.
Kursi intensiv per qellime akademike/shkollore:
Ky program eshte ndertuar ne menyre te tille qe t’ju ndihmoje ne mjeshterimin e aftesive te kerkuara per te arritur rezultate te larta. Ky eshte nje kurs i avancuar i integruar per studentet e huaj qe kane si qellim te transferohen ne nje kolegj ose universitet ne Shtetet e Bashkuara.
Karakteristikat e programit:
- Arritje e aftesise se gjuhes angleze pa kryer testimin TOEFL per t’u pranuar ne ndonje nga kolegjet/universitetet partnere (me poshte lista e shkollave)
- Klasa te vogla
- Librat dhe materialet te perfshira
- Mbi 23 ore ne jave udhezime
- Mesim i pershpejtuar
- Konsulence e personalizuar
- Asistence ne aplikimin per kolegj
Shkollat partnere:
- California College of the Arts
- Foothill-De Anza Community College District
- De Anza College
- Foothill College
- Indiana Institute of Technology
- Notre Dame de Namur University
- Peralta College System
- Berkeley City College
- College of Alameda
- Laney College
- Merritt College
- San Mateo Community College District
- Cañada College
- College of San Mateo
- Skyline College
- Texas Wesleyan University
Kursi parapergatites per provimet TOEFL & TOEIC:
Qendra ofron kurse pergatitore per TOEFL dhe TOEIC. Kurset mundesojne udhezime dhe praktike ne te gjitha pjeset e testuara nder vite ku perfshihen fjalori, gramatika, te shkruarit, te folurit, te lexuarit e te degjuarit. Permbledhje e asaj qe jepet shpesh ne provim, keshilla dhe shpjegime te qarta te pikave gramatikore i ndihmojne nxenesit gjate procesit pergatites te provimit.
Karateristikat e programit:
- Rishikim gjitheperfshires
- Program vjetor
- Aftesi te integruara
- Instruktore te perkushtuar
- Metodologji komunikative
- Materiale kursi te perzgjedhura me kujdes
- Provim ne laboratore kompjuteri
- Qender testimi iBTOEFL
- Qender e testimit te programit institucional TOEFL
- Regjistrimet jane te hapura – Regjistrohuni ne cdo kohe!
Strehimi dhe akomodimet:
Mundesite e strehimit jane pafund! Strehimi dhe akomodimi variojne ne San Francisco dhe perfshin te jetuarit me nje familje, ne nje klub residencial ose apartament studenti, ose te gjesh nje shok/shoqe dhome dhe te jetuarit ne nje hostel per te rinj.
Qendrimi me nje familje amerikane:
Te jetosh me nje familje amerikane eshte situata ideale per te praktikuar anglishten dhe per te njohur kulturen ameriakne. Shtepite e pushimit kushtojen nga 800-1500 dollare ne muaj, ne varesi te permasave te dhomes qe mund te jete teke ose dyshe. Ne pergjithesi keto shtepi perfshijne mengjesin dhe darken. Nese jeni te interesuar vizitoni linket me poshte:
Klubet e rezidences:
Klubet e residences mundesojne nje jetese me te pavarur dhe ne nje ambient konvikti, kryesisht me studente te tjere nderkombetare. Ky eshte nje opsion ideal per ata qe po vizitojne per nje periudhe te shkurter e te gjate. Reservimet behen duke i kontaktuar direkt.
Dhomat perfshijne nje krevat, dollap,tavoline dhe internet falas. sherbimi javor i mirembajtjes si dhe mengjesi kontinental jane te perfshira. Disa vende kane dhe kuzhina dhe zona te perbashketa per relaksim e studim.
Gjithcka rreth vizave dhe te jetuarit ne San Francisco:
F-1 Visa studentore:
Visa eshte nje pulle ose leje zyrtare ne pasaporten tuaj qe ju mundeson te udhetoni per nje qellim te caktuar. Qellimi i udhetimit drejt Shteteve te Bashkuara eshte per te studiuar anglisht, qe do te thote se ju duhet te aplikoni per nje visa F-1 studentore. Ju mund ta merrni vizen nga Ambasada ose Konsullata Amerikane ne vendin tuaj.
Ju duhet t’i paraqisni atyre:
- Letren e pranimit nga qendra
- Dokumentin e emigrimit per ne SHBA
- Nje deklarate bankare qe tregon se ju keni fonde te mjaftueshme per te mbuluar tarifen e studimit dhe shpenzime e jeteses gjate qendrimit ne SHBA
- Mund t’ju kerkohet dhe nje vertetim qe ju keni qellim te ktheheni ne vendin tuaj pas perfundimit te studimeve.
- Per te aplikuar per dokumentin e emigrimit dhe letren e pranimit, dergoni nje aplikim te qendra.