Marka tregtare dhe rëndesia e saj

Për një biznes, marka tregtare është një logo/ emër që iu dallon nga të tjerët.

Juristet e përkufizojnë markën tregtare si çdo shenjë që dallon shërbimet apo mallrat e një tregtari/shoqëre tregtare nga ato të konkurentëve të tij.

Për gjithë krijuesit dhe ofruesit e shërbimeve apo nje malli të veçantë, marka tregtare është një vlerë e shtuar, pasi i ofron biznesit tuaj nje identitetit dhe e ben ate lehtesisht te aksesueshem dhe te njohur per klientet.

Marka tregtare eshte nje element besimi për konsumatorin, duke e ndihmuar ate të gjejë produktin apo shërbimin e duhur në treg. Në këtë mënyrë forcohet lidhja midis biznesit dhe konsumatorit, dhe ky i fundit zhvillon të ashtuquajturën ‘Besnikëri ndaj Biznesit’.

Marka tregtare eshte nje shenjë dalluese e biznesit si dhe një mjet i fuqishëm mbrojtjeje nga konkurrentët ne treg, të cilët nuk lejohen te përdorin te njëjtën shenjë për të tregtuar produkte të njëjta apo të ngjashme.

Marka tregtare sjell gjithashtu perfitime per biznesin, pasi investitorë ose institucione financiare janë të interesuar të përfshihen në bashkëpunime dhe të ofrojnë mbështetje financiare për një aktivitet që ka një markë tregtare të sigurt e te njohur.

 

Pse është i nevojshëm regjistrimi i Markës Tregtare?

Regjistrimi i nje marke tregtare ofron një mbrojtje efikase dhe gjithëpërfshirëse te identitetit.

Markat tregtare regjistrohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale për një periudhe 10 vjeçare.

Regjistrimi mund te rinovohet pafundësisht.

Prej vitesh, legjislatori shqiptar ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi për rëndësinë e regjistrimit te markave tregtare dhe për këtë qellim ofron tarifa administrative regjistrimi te leverdisshme.

Mbrojtja nga marka tregtare shtrihet vetëm në produktet apo shërbimet të cilat janë kërkuar për mbrojtje. Per këtë qellim, është e domosdoshme qe te sigurohet këshillimi i duhur për zgjedhjen e produkteve apo shërbimeve për të cilët do të kërkohet mbrojtja nga marka tregtare dhe për procesin e regjistrimi në tërësi.

Regjistrimi i markës përkthehet në një monopol për përdorimin e saj për produktet dhe shërbimet objekt te mbrojtes. Marka tregtare behet një aset i vlefshëm pronësor që ndihmon bizneset të identifikohen lehtesishtnga konkurrentët e tyre dhe të jene afer konsumatoreve potenciale apo palëve të interesuara për investime e bashkëpunim.

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey