Ndihmës Farmacist/e ne Kanada.

 

Ky program është i ndërtuar për të përgatitur studentët me aftësite dhe njohuritë që do i duhen

për tu bërë një ndihmës farmacist. Studentët do të familjarizohen me farmakologjinë,

matematikën e farmacisë dhe programin e faturimit te farmacisë. Ata do të prezantohen me parimet

kryesore të llogarimbajtjes dhe kontabilitetit dhe do të jenë të afte të kuptojnë aplikacionet e

kompjuterit dhe të shkruarit në tastierë.

 

Mundësi punësimi:

Si ndihmës  farmacist/e në:

 

  • Farmaci komuniteti
  • Spitale
  • Kompani distributore të farmacive
  • Farmaci të pavarura

 

Paga:

$35,000- $44,650  vjetore

$19 – 27.30  për orë

 

Kërkesat e pranimit në program:

  • Aplikanti duhet të jetë një student mbi 19 vjeç ose në klasë të 12-të
  • Matematikë e klasës së 10-të ose ekuivalentja
  • Duhet të kalojë me sukses provimin e gjuhës angleze të mbajtur nga kolegji
  • Studentët ndërkombëtarë duhet të kenë edhe një rezultat prej 5.5 të IELTS ose të kalojne me sukses provimin e gjuhës angleze nga kolegji

 

 

Kohëzgjatja e programit:

 

  • Me kohë të plotë: 760 orë /28 javë / 7 muaj
  • Me kohë të pjesshme: 760 orë / 47.5 javë / 11 muaj

 

Përmbajtja e Kursit:

 

PA 01 Shërbim klienti dhe Komunikim 20 ore
PA 02 Aplikacione të kompjuterit dhe tastierë 80 ore
PA 03 Hyrje në llogarimbajtje dhe kontabilitet 60 ore
PA 04 Terminologji mjekësore 80 ore
PA 05 Farmakologji 80 ore
PA 06 Faturimi I Farmacisë 80 ore
PA 07 Matematikë farmaceutike 80 ore
PA 08 Bazat e praktikës farmacautike 80 ore
PA 09 Teknikat aseptike 80 ore
PA 10 Praktikë 120 ore

 

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey