Përshkrimi
Nëse keni një interes të madh në biznesin elektronik (E-commerce) dhe marketing, ne kemi një mundësi të shkëlqyeshme që ju të punoni në këtë kompani të kujdesit shëndetësor, fituese e cmimeve të ndryshme.
Gjatë kohës së mentorimit, ju do të përfshiheni në të gjitha aspektet e shitjeve në internet duke përfshirë tregtinë në internet, analizat e të dhënave, matjet e performancës së shitjeve, raportimin e performancës, analizën e trendit, marketingun duke përfshirë SEO-n, përmbajtjen, aktivitetet në kohë reale të mediave sociale dhe përkthimin, për t’i mundësuar klientit eksperiencën më të mirë të mundshme dhe për të maksimizuar potencialin në tregjet globale spanjolle ose gjermane. Nëse jeni gati për një sfidë dhe një përvojë të shkëlqyeshme në një mjedis në zhvillime sipër, atëherë aplikoni sot.
Detyrat
– Përkthimi nga anglishtja në Spanjisht ose Gjermanisht për t’u siguruar që strategjitë komerciale, SEO, PPC dhe e Partneritetit ekzekutohen në tregun Global dhe janë relative me kohën dhe efektive.
– Analizoni dhe raportoni mbi performancën e shitjeve dhe ndihmoni në ndërtimin e strategjive për të përmirësuar rritjen e shitjeve.
– Jepni këshilla të personalizuara të brendshme në mënyrë reaktive dhe proaktive për klientët përmes metodave të ndryshme të komunikimit, të tilla si thirrjet telefonike, biseda drejtpërdrejti, posta elektronike dhe mediat sociale.
– Menaxhoni komentet dhe angazhimet e mediave sociale në kohë reale, duke ndihmuar në ndërtimin e komuniteteve dhe shpërndarjen e një përvoje të personalizuar në kohë reale për klientët.
– Theksoni fushat brenda përvojës së klientit që do të përfitojnë nga automatizimi ose investimi për të përmisuar eksperiencën e klientëve dhe ofrojnë zgjidhje dhe ide për shqyrtim.
Aftësitë e kërkuara
- Pasion për bizneset elektronike dhe shitjet
- Student i fushave si biznesi, marketingu apo të tjera të ngjashme
- Aftësi të mira komunikuese si në të shprehur dhe në të shkruar
- Eksperienca në fushën e marketingut ose biznesit do të konsiderohet avantazh
- I sigurt në përdorimin e marketingut në median sociale
- Njohës i mirë i gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar (B2 ose më shumë)
- Preferohen ata që zotërojnë dy gjuhë, Spanishtja ose Gjermanishtja kanë përparësi. (B2 ose më shumë
- Duhet të jesh student ose i diplomuar së fundmi bazuar në një nga 33 Vendet që janë pjesë e Programit që marrin pjesë në Erasmus +
- (Belgjikë, Bullgari, Republika Çeke, Danimarkë, Gjermani, Estoni, Irlandë, Greqi, Spanjë, Francë, Kroaci, Itali, Qipro, Letoni, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Hollanda, Austria, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Finlanda, Suedia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Turqia) ose vendet e asociuara të Horizon 2020 (Islanda, Norvegjia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Izraeli, Moldavia, Zvicra, Ishujt Faroe, Ukraina, Tunizia, Gjeorgjia, Armenia).
- Nuk kërkohet asnjë vit përvojë
Përfitimet
– Kompensimi financiar
– Akomodimi
– Kostot e transportit
Kohëzgjatja
6 muaj nga 02/08/2021 deri më 02/02/2022
Si të aplikojmë
Hapi 1: Regjistrohuni me ESPA në http://www.espauk.com/students/student-registration/
Hapi 2: Regjistrohuni në llogarinë tuaj http://www.espauk.com/students/student-application/ dhe më pas klikoni butonin APLIKO ngjitur me emërtimin e pozicionit të punës
Afati për aplikimet është deri më 23/7/2021