Program Shkëmbimi i shkollës së mesme në Gjermani (me zgjedhje të zonës)

  • Mosha: 14 deri ne 18 vjec
  • Vendndodhja: Black Forest & liqeni Constance/ Germania perendimore/Gjermania veriore Hesse & Middle Rhine/ North Rhine & Ruhr / Bavaria Veriore/ Bavaria Jugore/
  • Strehimi: strehim i plote
  • Akomodimi: familje mikpritese
  • Kohezgjatja: nje sezon (12 jave)/ nje semester(20 jave)/ nje vit akademik (44 jave)
  • Lloji: publik

 

Afati i aplikimit: me 15 mars per te mberritur ne gusht. Aplikimet e vona mund te pranohen ne avaresi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizes.

 

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne shtetin ku ata jetojne para se te pranohen ne program. Kerkohet nje nivel i mire akademik dhe nje nivel mesatar i gjuhes gjermane(2 vite studime te gjuhes gjermane, niveli B1)

 

Tarifat:

Duke filluar nga 4690 euro.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE

Studentet nderkombetare akomodohen ne nje familje mikpritese dhe ne nje shkolle publike, ne cdo vend te Gjermanise. Studentet duhet te jene te pergatitur te jetojne ne fshatra te vegjel dhe ne periferi te qytetit dhe nuk duhet te presin te jetojne ne qendra urbane. Familja mikpritese i hap dyert e shtepise se saj jo si te ftuar por si nje pjestar te familjes. Ky program lejon studentet te perjetojne jeten e perditshme te familjeve gjermane dhe te rinjve gjermane.

 

SISTEMI ARSIMOR

Sistemi i arsimit te mesem ne Gjemani perfshine kater lloje shkollash:  “Gymnasium” qe pergatit studentet per studime univeristare; “Realschule” ofron nje perqasje me shkencore per studentet; “Hauptschule” pergatit studentet per edukim profesional, dhe “Gesamtschule” eshte nje shkolle qe ka te nderthurur te tre shkollat. Shumica e studenteve ndjekin “Gymnasium”ose “Realschule”. Me klasa qe varjojne nga viti i 5 deri ne vitin 13, “Gymnasium” eshte lloji i shkolles me i avancuar ne Gjermani; shumica e studenteve nderkombetare ndjekin klasen e 10 ose te 11. Studiohen 12 lende: dy ose 3 gjuhe te huaja, matematike, histori, edukim fizik, fizike, biologji, ekonomi, art, histori, gjermanisht, gjeografi, edukim fizik dhe edukim fetar/etike. Zakonisht mesimi fillon rreth fillimt te gushtit ose mesit te shtatorit dhe mbaron rreth fundit te qershorit ose fundit te korrikut, ne varesi te zones. Diplomimi nuk eshte i mundur.

 

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey