Program shkëmbimi i shkollës së mesme në Japoni

  • Mosha: 15 deri ne 18 vjec(date lindje specifike)
  • Vendndodhja: ne te gjithe vendin
  • Strehimi: strehim jo i plote gjate javes dhe strehim i plote ne fundjave
  • Akomodimi: ne familje mikpritese
  • Kohezgjatja: nje vit akademik/ nga gushti ne korrik/ nga msrsi deri ne dhjetor
  • Lloji: publik

 

Afati i aplikimit: Me 30 nentor per te mberritur ne gusht, me 15 korrik per te mberritur ne mars

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne shtetin ku ata jetojne para se te pranohen ne program. Kerkohet te kene studiuar te pakten dy vite gjuhen Japoneze dhe rezultate te mira akademike. Studentet nuk duhet te jene diplomuar ne vendin ku ata jetojne. Niveli i gjuhes duhet te jete i mire ne menyre qe te mund te komunikojne ne nje ambient shkolle dhe ne familje. Per shkak te veshtiresise se gjuhes dhe ndryshimeve ne kulture, duhet nje motivim i forte per te marre pjese ne kete program.

 

Tarifat: 

Duke filluar nga 6500 euro.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE

Studentet nderkombetare mirepriten nga nje familje vullnetare japoneze dhe marrin pjese ne mesim ne nje shkolle lokale. Studentet mund te qendrojne kudo ne Japoni ne varesi te disponueshmerise. Eshte nje aventure shume e bukur per studentet qe te jetojne me nje familje zemergjere dhe moderne, dhe ata do te kene lidhe me shoket japoneze qe kane bere edhe me pas. Kjo eshte nje menyre fantastike per te mesuar rreth kultures japoneze dhe te perfitosh sa me shume prej saj. Cdo pjesemarres duhet ambientohet sepse kultura e ketij vendi eshte shume ndryshe nga kultrurat e vendeve te tjera. Pjesemarresit duhet te jene te sjellshem, te interesuar dhe kurioze. Eshte shume e rendesishme per ata qe marrin pjese ne kete program qe te jene sa me shume te motivuar. Mesuesit asistojne studentet me proceset integruese, sepse ata besojne se studentet nderkombetare kontribuojne ne zhvillimin e kultures se shkolles.

 

SISTEMI ARSIMOR

Shkollat presin qe studentet te mbajne rezultate te larta akademike dhe te jene aktive ne pjesmarrje ne shkolle. Studentet nderkombetare marrin pjese ne nje klub gjuhe lokal, duke shkembyer kulturen e tyre dhe gjuhen me Japonezet. Studentet veshin uniforme. Sistemi arsimor japonez eshte i tille: gjashte vite ne nje shkolle fillore, tre vite ne arsim te mesem te ulet, tre vite ne arsim te mesem te larte dhe kater vite ne univeristet. Shkolla e mesme eshte “Kotogakko”, dhe 94% e studenteve qe kane kaluar me sukses arsimin e meparshem te quajtur “Chugakko” studionje ne nivele me te larta arsimi. Lendet studiohen per tre vite. Ka dy programe: programi i pergjithshem(gjuhe, matematike, etj) dhe programe profesionale( industri, treg, etj). Viti akademik eshte i ndare ne tre sezone: mars deri ne korrik, shtator deri ne dhjetor, dhe janar deri ne mars. Studentet nderkombetare mund te zgjedhin ta bejne programin e tyre ose nga marsi ne dhjetor, ose nga gushti ne korrik. Diplomimi nuk eshte i mundur. Brenda ketij programi, shkollat jane te limituara ne pajisjen me nje Certifikate Pjesemarrjeje dhe me nje liste te oreve te ndjekura. Transkriptimi i notes nuk mund te leshohet.

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey