Program shkëmbimi i shkollës së mesme në Kili

  • Mosha: 14 deri ne 18 vjec
  • Vendndodhja: ne te gjithe vendin
  • Strehimi: fjetje dhe vaktet e perfshira
  • Akomodimi: ne nje familje mikpritese
  • Kohezgjatja: 3 jave/ 6 jave/ 8 jave/ nje semester/ nje vit akademik
  • Lloji: qendrim dhe integrim ne shkolle/ private

 

Afati i aplikimit: 4 muaj para mberritjes. Aplikimet e vonuara mund te pranohen, ne veresi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizes.

 

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne shtetin ku ata jetojne para se te pranohen ne program. Kerkohet te jete studiuar gjuha spanjolle per dy vite dhe rezulatate te mira akademike. Per studentet me nivel te ulet te gjuhes spanjolle, mund te kerkohet nje kurs dyjavor.

Tarifat:

Duke filluar nga 1490 euro.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE 

Gjeografia e Kilit eshte ndoshta me impresionuesja: vendi shtrihet rreth 4300 km nga veriu i shkretetires ne jugun e akullnajave. Si rezultat, studentet do te zbulojne nje larmishmeri te madhe te peisazheve dhe kopshteve te motit. Studentet vendosen ne shkolla te mesme private te perzgjedhura dhe mikpriten nga familje vullnetare kiliane. Studentet nderkombetare zakonisht shkojne ne te njejten shkolle me femijen e familjes mikpritese, ndonjehere ne te njejten klase. Shkolla mirepret nxenes nga klasa e 1 deri ne te 12. Zakonisht shkollat varjojne nga 400 deri ne 1200 studente; shkollat i perfshijne te gjitha nivelet(nga klasa e pare deri ne te 12)

 

SISTEMI ARSIMIMIT

Edukimi baze i pergjithshem zgjat rreth 8 vite dhe eshte i detyrueshem. Arsimi i mesem zgjat kater vite. Studentet zgjedhin ose te specializohen ne edukimin humanistiko-shkencor ose ne ate tekniko-profesional. Degezimi humanistiko-shkencor ofrohet tek”liceos” dhe eshte nje pergatitje per studime me te larta. Degezimi tekniko-profesional eshte nje kurs specializues qe zgjat 2 vite ne deget: industriale, teknike, agrikulture, comerciale dhe detare. Studentet te cilet mbarojne me sukses arsimin e mesem marrin “Licencia de Educación Media” ose titullin “Técnico de Nivel Medio”. Klasat 9 dhe 10 jane te standartizuara. Nga klasa e 11 studentet mund te zgjedhin te fokusohen me shume ne shkenca ose lende humanitare. Ne rastet e matematikes, fizikes, biologjise, kimise ose letersise, historise, kushtohet me shume vemendje. Lendet e detyrueshme gjate dy viteve te fundit te shkolles se mesme zakonisht jane gjuhe dhe komunikim, matematike, shkencat, histori, gjeografi, shkenca sociale, gjuhe angleze, edukim fizik, arte vizuale ose muzike, dhe teknologji.  Viti shkollor zgjat nga shkurti deri ne mes te dhjetorit. Diplomimi nuk eshte i mundur.

 

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey