- Mosha: 15 deri ne 17 vjec
- Vendndodhja: ne te gjithe vendin
- Strehimi: strehim jo i plote gjate javes dhe strehim i plote ne fundjave
- Akomodimi: nje familje mikpritese
- Kohezgjatja: nje sezon
- Lloji: publik
Afati i aplikimit: me 1 mars per te mberritur ne gusht, me 1 teot per te mberritur ne janar. Mund te pranohen edhe aplikime me vone ne varesi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizes.
Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne shtetin ku ata jetojne para se te pranohen ne program. Kerkohet njohuri bazike ne gjuhen ruse dhe njohuri te nivelit mesatar ne gjuhen angleze. Ata qe nuk kane njohuri ne gjuhen ruse mund te bjene nje kurs ne nje shkolle gjuhe ose me nje meuses privat.
Tarifat:
Duke filluar nga 3700 euro.
EKSPERIENCA NE SHKOLLE
Ky program i jep mundesine studenteve nderkombetare per te njohur Rusine, kulturen e saj dhe menyren e te jetuarit. Studentet jetojne ne nje famillje mikpritese rue dhe marrin pjese ne jeten familjare dhe aktivitetet e saj. Ata studiojne ne nje shkolle te mesme ruse pergjate disa muajve. Qellimi kryesor i ketij programi eshte te permirseoje njohurite e studentit rreth kultures dhe gjuhes ruse nepermjet pjesemerrjes aktive ne familje, shkolle dhe komunitet. Studentet duhet te tregojne motivim akademik, shendet te pergjithshem dhe aftesi per t’u pershatur dhe per te marre avantazh nga te jetuarit dhe te studiuarit ne Rusi. Edhe pse nuk kerkohet nje nivel i larte i gjuhes ruse, eshte e nevojshme te jesh shume i motivuar dhe i afte per t’u pershtatur. Nje kurs i gjuhes ruse me 50 ore eshte i perfshire ne kete program dhe behet ne fillim te ketij programi.
SISTEMI ARSIMOR
Edukimi i pergjithsem ne Rusi ka tre nivele: kater vite studimi ne shkolle fillore, pese vite studimi ne edukim te pergjithsem bazik dhe dy deri ne tre vite arsim i mesem. Arsimi i mesem ne rusi perfshin: gjimnaze, lice dhe shkolla te pergjithsme. Dy te parat jane te fokusuara ne pergatitjen e studenteve per shkollen e larte. Edukimi i pergjithshem konsiston ne 34 jave studimi per vit dhe 27 deri ne 36 ore per jave. Shumica e studenteve nderkombetare studiojne ne vitet 9, 10 ose 11. Programi mesimor bazik perfshine lende te detyrueshme si gjuha ruse, gjuhe te huaja, matematike, histori, politike, shkenca natyrore etj. Viti shkollor zgjat nga fillimi i shtatorit deri ne fund te majit ose mes qershori. Diplomimi nuk eshte i mundur.