Program shkëmbimi shkollës së mesme në SHBA (J1)

  • Mosha: 15 deri en 18.5 vjec
  • Vendndodhja: ne te gjithe vendin
  • Strehimi: familje mikpritese
  • Kohezgjatja: nje smesmeter/ nje vit akademik
  • Lloji: publik

 

Afati i aplikimit: me 15 prill per te mberritur ne gusht; me 1 shtator per te mberritur ne janar.

 

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne vendin ku ata jetojne para se te pranohen ne program. Ata nuk duhet te jene diplomuar ne vendin e tyre dhe as te kene mbaruar me shume se 11 vite shkolle. Kerkohet  te jete studiuar gjuha angleze per minimumi 3-5 vite dhe rezultate akademike mbi mesataren.. Gjate procesit te aplikimit kerkohet nje testim IELTS.

 

Tarifat:

Ne varesi te zgjedhjes qe studenti ben.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE

Studentet mikpriten nga familje vullnetare amerikane dhe ndjekin mesimin ne shkollat publike lokale. Familjet mikpritese jane familje te shtreses se mesme, me deshire per te ndare jetesen e tyre, zemren dhe shtepine me nje student te jashtem. Studentet kane mundesine qe te marrin pjese ne aktivitetet familjare dhe inkurajohen te marrin me te miren nga eksperienca e tyre per te mesuar per jeten e perditshme ne Amerike nga familja mikpritese. Koordinuesit lokale punojne bashke me perfaqesuesit lokale te akomodojne studentet te familjet dhe pastaj te mbeshtesin studentet gjate kohes qe ata mesohen me kulturen amerikane. Aktivitetet jashteshkollore qe ofrohen nga shkolla jane: sporti dhe muzika jane shume te njohura, por mund te propozohet edhe fotografia dhe puna vullnetare. Kto aktivitete jane nje mundesi e mire per t’u integruar dhe per te bere shoqeri me studentet amerikane. Pjesemarrja ne sporte nuk eshte e garantuar. Mundesite atletike jane te vendosura nga drejtori atletikes dhe shkolla e mesme lokale dhe asociata atletike e shtetit. Studentet duhet te diskutojne me drejtorin e atletikes te shkolla e tyre ne lidhje me kualifikimet ne rast se ata duan te marrin pjese ne ndonje sport. Shumica e komuniteteve ofrojne atletiken vecmas nga shkolla, dhe studentet inkurajohen qe te marrin pjese ne rast se jane te interesuar.

 

SISTEMI ARSIMOR

Programi mesimor nuk eshte standart dhe nxenesit mund te zgjedhin nga nje larmishmeri lendesh mesimore: gjuhe angleze, edukim fizik duke perfshire kurse shendeti, shkencat dhe matematike, shkencat sociale duke perfshire historine e SHBA dhe qeverisjen e SHBA, biznes, psikologji, filozofi, dizajn industrial, ekonomi, etj. Studenti eshte pergjegjes per te gjitha tarifat e programit te shkolles se mesme ne SHBA: regjistrimi, librat, raftet, laboratori, palestra/edukimi fizik, libri i vitit, aktivitete te studentit, jashteshkollore etj. Viti shkollor zgjat nga gushti ne qershor. Diplomimi mund te jete i mundur.

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey