PUNËSIM

Udhëzime të përgjithshme

Si nënshtetas shqiptarë, për tu punësuar në Gjermani ju keni nevojë për vizë. Viza ju lejon të hyni në shtetin gjerman dhe nëse plotësohen të gjitha kërkesat në Gjermani ajo pasohet nga leja e qëndrimit që korrespondon me qëllimin e qëndrimit tuaj atje.

Ju nuk lejoheni të punoni në Gjermani pa vizë.

Këtu do të gjeni informacione lidhur me kategoritë e mëposhtme:

  • Kërkimi i një vendi pune
  • Au-Pair (babysitter/dado)
  • Karta Blu BE/ Profesione të kualifikuara
  • Punësim sipas Kreu II, paragrafi 26 (Punësim për profesionet e pakualifikuara)
  • Punësim si shofer/e
  • Punësim si infermier/e
  • Punësim si profesionist  sipas ligjit për emigrimin e profesioneve te kualifikuara
  • Vit social-vullnetar (Punë vullnetare)
  • Aktivitet privat (Vetpunësim)

 

Aplikim për vizë me qëllim kërkimin e një vendi pune (maksimumi deri 6 muaj)

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

  1. Formularë aplikimi për vizë
  2. Tarifa
  3. Fotografi pashaporte
  4. Pashaporta e udhëtimit
  5. Curriculum Vitae
  6. Shkresë motivimi
  7. Dëshmi kualifikimi
  8. Dëshmi për mundësi të mjaftueshme financimi të gjithë të qëndrimit
  9. Dëshmi për një siguracion të mjaftueshëm

 

Aplikimi për vizë për mjek dhe farmacistë (JO: Hospitim)

Kjo është e vlefshme për:

– Mjekët që kanë leje të ushtrimit të profesionit (Berufserlaubnis), që kane garanci te marrjes se lejes së ushtrimit të profesionit (Zusicherung), ose që janë në proces të njohjes së kualifikimit

– Mjekët e të gjitha specializimeve, përshirë dentistët si edhe

– Farmacistët

Të tre kategorive të sipërpërmendura, ju nevojitet për aplikim dokumentacioni në formën e përshkruar si më poshtë:

  1. Formularë aplikimi për vizë kombëtare
  2. Tarifa
  3. Fotografi pasaporte
  4. Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë pune e nënshkruar
  5. Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni
  6. Leja për ushtrimin e profesionit (Berufserlaubnis)
  7. Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes/
  8. Vërtetim që keni kaluar me sukses provimin per nivelin profesional te gjuhës. (Fachsprachprüfung)

 

Aplikim për vizë me qëllim punësimi si babysitter (Au-Pair)

  • Mosha minimale për t‘u punësuar si Au-Pair është 18 vjeç, ndërsa ajo maksimale 26 (ditën e aplikimit për vizë).
  • Mes babysitter-it dhe prindërve hospitues nuk duhet të ketë marrëdhënie farefisnie. Në familjen pritëse duhet të flitet gjermanisht si gjuhë amtare. Nëse brenda familjes gjermanishtja flitet vetëm si gjuhë e familjes, dhe jo si gjuhë amtare, atëherë viza mund të lëshohet, nëse babysitter-i nuk vjen nga i njëjti vend i origjinës së prindërve hospitues.
  • Qëndrimi si Au-Pair në Gjermani zakonisht është  i mundur vetëm një herë.
  • Gjatë aplikimit në Ambasadë ju do të merrni një fletë informacioni rreth të drejtave dhe detyrimeve tuaja në kuadër të qëndrimit si Au-Pair; marrjen e kësaj flete informacioni do të duhet ta konfirmoni në një deklaratë.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

  1. Formularë aplikimi për vizë
  2. Tarifa
  3. Fotografi pashaporte
  4. Pashaporta e udhëtimit
  5. Kontrata e angazhimit si babysitter
  6. Eventualisht shkresë e agjencisë ndërmjetësuese
  7. Dëshmi për njohuritë e gjermanishtes
  8. Shkresë motivimi nënshkruar nga vetë personi
  9. Jetëshkrim
  10. Siguracion i mjaftueshëm shëndeti

 

Aplikim për vizë me qëllim kualifikimi ose praktike

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

  1. Formularë aplikimi për vizë
  2. Tarifa
  3. Fotografi pashaporte
  4. Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni
  5. Pashaporta e udhëtimit
  6. Kontratë e nënshkruar kualifikimi ose praktike
  7. Dëshmi kualifikimi
  8. Jetëshkrimi (CV-nëse kërkohet)
  9. Dëshmi e gjuhës gjermane
  10. Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm
  11. Eventualisht dëshmi për financa të mjaftueshme për jetesën

 

Aplikim për vizë me qëllim punësimi (Karta Blu e BE-së dhe aplikantë me kualifikim të lartë)

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

  1. Formularë aplikimi për vizë
  2. Tarifa
  3. Fotografi pashaporte
  4. Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni
  5. Pashaporta e udhëtimit
  6. Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë pune e nënshkruar
  7. Dëshmi kualifikimi
  8. Leja për ushtrimin e profesionit (nëse kërkohet)
  9. Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm
  10. Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit

 

Aplikim për vizë me qëllim punësimi sipas Kreu II, paragrafi 26 (Punësim për profesionet e pakualifikuara)

Kjo fletë informacioni  NUK VLEN si informacion  për qëllimet e mëposhtme të aplikimit:

  • Punësime në fushen e infermieristikës
  • Kërkim vendi pune
  • Te kualifikuar te larte / Karta Blu BE
  • Formim Profesional / Praktikantë
  • Shërbim vullnetar
  • Babysitter „Au-Pair“

 

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

  1. Formularë aplikimi për vizë
  2. Tarifa
  3. Fotografi pashaporte
  4. Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni
  5. Pashaporta e udhëtimit
  6. Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë e punës
  7. Eventualisht dëshmi për një siguracion të mjaftueshëm
  8. Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit

 

Aplikim për vizë me qëllim punësimi për punonjësit e kualifikuar me Diplomë të formimit profesional sipas ligjit të ri për punonjësit e kualifikuar 

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

  1. Formularë aplikimi për vizë
  2. Tarifa
  3. Fotografi pashaporte
  4. Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni
  5. Pashaporta e udhëtimit
  6. Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë pune e nënshkruar
  7. Dëshmi kualifikimi
  8. Çertifikatë mbi njohjen e përfundimit të shkollës profesionale në Gjermani (për profesione të rregulluara me ligj) çertifikatë gjermane mbi lejen e ushtrimit të profesionit të caktuar në Gjermani
  9. Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm
  10. Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit

 

Aplikim për vizë me qëllim njohjen e diplomës së lëshuar jashtë Gjermanisë

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

  1. Formularë aplikimi për vizë
  2. Tarifa
  3. Fotografi Pasaporte
  4. Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni
  5. Pasaporta e udhëtimit
  6. Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë pune e nënshkruar
  7. Vërtetim i autoriteteve përkatëse gjermane, për orët praktike/ teorike që mungojnë, me qëllim që të arrihet njohja e diplomës në Gjermani
  8. Çertifikatë e njohur gjuhe
  9. Dëshmi kualifikimi
  10. Plan i detajuar i kualifikimit si dhe fleten e informacionit shtesë për kriteret e përafrimit të titullit të diplomës
  11. Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm
  12. Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit

 

Aplikim për vizë me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi në Republikën Federale të Gjermanisë si shofer profesionist

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

  1. Formularë aplikimi për vizë
  2. Tarifa
  3. Fotografi pashaporte
  4. Pasaporta e udhëtimit
  5. Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni
  6. Leja e drejtimit të automjetit
  7. Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm
  8. Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit

Në rast të paraqitjes së një lejeje shqiptare të drejtimit të automjetit dhe në rast  të një punësimi të ardhshëm në Gjermani për të cilin është e nevojshme një leje e drejtimit të automjeteve e klasit C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE

  1. Ofertë konkrete e vendit të punës ose kontrata e nënshkruar e punës
  2. Dëshmi i njohurive të gjuhës gjermane
  3. Regjistrimi për masën e kualifikimit sipas BKrFQG
  4. Deklarata nga punëdhësi juaj

Në rast të paraqitjes së një lejeje shqiptare të drejtimit të automjetit dhe në rast  të një punësimi të ardhshëm në Gjermani për të cilin është e nevojshme një leje e drejtimit të automjeteve e klasit A, AM ose B

  1. Ofertë konkrete e vendit të punës ose kontrata e nënshkruar e punës
  2. Dëshmi i njohurive të gjuhës gjermane
sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey