Qëndrim dhe integrim në shkollë në Francë

  • Mosha: 13 deri ne 17 vjec
  • Vendndodhja: ne te gjithe vendin
  • Strehimi: strehim i plote
  • Akomodimi: nje familje mikpritese
  • Kohezgjatja: deri ne 6 jave/ 7 jave/ 8 jave/ 9 jave/ 10 jave
  • Lloji: qendrim dhe integrim ne shkolle

 

Afati i aplikimit: 3 muaj para mberritjes. Mund te pranohen dhe aplikime me vone ne varesi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizes.

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne vendin ku ata jetojne para se te pranohen ne program. Kerkohet te jete studiuar gjuha franceze per te pakten dy vite (niveli A2) dhe rezultate te mira akademike.

 

Tarifat:

Duke filluar nga 1500 euro.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE

Studentet akomodohen ne te gjithe Francen. Ata kane mundesine te:

 – zgjedhin destinacionin qe ata deshirojne: ata listojne tre zona te medha te Frances ne renditje sipas preferences dhe behet me e mira per te gjetur vendin me te mire per ta. 

– ata pranojne te akomodohen ne cdo zone ne varesi te zgjedhjes me te mire qe eshte gjetur per ta. Kjo gje behet duke bashkuar nje student me nje familje sipas kritereve te ndryshme si interesat e perbashket, hobit dhe aktivitetet.

Familjet mikpritese jane vullnetare dhe jane shume entuziaste per t’i ofruar nje mikpritje te ngrohte studentit dhe per te ndare menyren e tyre te jetuarit me te. Ata jane shume kurioze per te mesuar me shume per jeten e studentit dhe atdheun e tij. Studentit i jepet mundesia te shkoje ne nje shkolle franceze me nje femije te familjes mikpritese ose me nje fqinj. 

 

SISTEMI ARSIMOR

Arsimi i mesme francez eshte i ndare ne dy nivele:  “collège” per kater vitet e para; dhe “lycée” per tre vitet e fundit. Perfundimi i studimeve te shkolles se mesme te drejton te 

 “Baccalauréat”. Drejtori vendos per studentin nderkombetar ne varesi te organizimit te shkolles, notat e studentit dhe nivelin e tyre te gjuhes frenge.

Ne France, studentet kalojne shume kohe ne shkolle. Ata e fillojne mesmimin ne 8:00 dhe mbarojne ne 17:00 ose 18:00, ka nje ore pushim dreke dhe shumica e studenteve e konsumojne vaktin e drekes ne shkolle. Gjate diteve te javes, studentet i ndjekin te gjitha lendet cfaredo qofshin lendet qe ata bejne: frengjisht, matematike, histori, gjeografi, anglisht, spanjisht, shkenca, arte, sporte dhe shume opsione te tjera. Qellimi per kete integrim ne shkolle eshte qe te zbulojne sistemin arsimor francez dhe mbi te gjitha, te kene nje integrim me studentet franceze.

 

Regjistrimi dhe ndjekja e mesimit, vakti i drekes, tarifat e shkolles dhe transporti i shkolles jane te perfshira ne pakete.

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey