Qëndrim dhe studime të shkollës së mesme në Kanada

  • Mosha: 14 deri ne 17 vjec
  • Vendndodhja: Winnipeg/ Manitoba
  • Strehimi: strehim jo i plote gjate javes dhe strehim i plote ne fundjave
  • Akomodimi: ne nje familje mikpritese
  • Kohezgjatja: 8 jave/ 10 jave/ 12 jave/ 14 jave/ 16 jave/ 
  • Lloji: qendrim dhe integrim ne shkolle

 

Afati i aplikimit: 3 muaj para mberritjes

 

Kerkesat: studentet duhet te intevistohen ne vendin ku ata jetojne para ste pranohen ne program. Kerkohet te jete studiuar gjuha angleze per te pakten dy vite.

 

Tarifat:

Duke filluar nga 3600 euro.

 

EKSPERIENCA E QENDRIMIT

Ne kete program studentet jane te perfshire komplet ne gjuhen angleze dhe nuk kane mundesi te flasin gjuhen e tyre meme: kjo gje mundeson nje permiresim te shpejte te nivelit te gjuhes. Studentet kane mundesine te eksplorojne nje menyre te re jetese dhe kulture. Programi i qendrimit eshte udhetimi me i perballueshem per te mesuar gjuhen! Ky program eshte ideal per studente te pjekur dhe te pavarur, entuziaste per t’u njohur me njerez te rinj me nje  nivel te mjaftueshem per te komunikuar me pjestaret e familjes mikpritese. Ky program eshte nje shkembim i paster kulturor. Ne Kanada, studentet jetojne me nje familje vendase dhe ndjekin studimet ne shkollen e mesme publike. Studentet nderkombetare behen pjese e komunitetit te shkolles kur marrin pjese ne sportet e shkolles, artet dhe grupet kulturore. Ata kuptojne me mire se si funksionojne shkollat e mesme kanadeze dhe bejne shoqeri me adoleshente kanadeze. Aktivitetet jashteshkollore qe ofrohen zakonisht jane: kori dhe grupe muzikore, teatri, grupi debatiti, grupi mjedisit, grupi artit, grupi i shahut, grupimet e diplomimit/ matures, grupi matematikes, gazeta e shkolles, keshilli studentor, libri i vitit. Studentet akomodohen ne Winnipeg, Manitoba per nje qendrim afatshkurter dhe integrim ne shkolle te mesme.

 

SISTEMI ARSIMOR

Studentet nderkombetare shkojne ne shkolle me femijet e familjes mikpritese ose me femije te tjere te lagjes. Ata ndjekin ore te plota mesimore me shoket e klases dhe marrin pjese ne te gjitha aktivitetet shkollore. Ky eshte nje program kulturor, jo nje program akademik. Studentet nuk duhet te kene pritshmeri qe te marrin nje transkript notash. Arsimi ne Kanada eshte i ndare ne , arsim fillor, arsimi i mesem, dhe arsimi universitar. Programi mesimor konsiston nga nje program akademik me gjuhen angleze ose frenge, histori, matematike etj. dhe nje pjese opsionale qe mund te ndryshoje ne varesi te shkolles.

 

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey