Shkollë e mesme afatshkurtër në Angli

  • Mosha: 16 deri ne 19 vjec
  • Vendndodhja: Lincolnshire
  • Strehimi: me vakte te perfshira
  • Akomodimi: rezidence
  • Kohezgjatja: 4 jave/ 8 jave/ 12 jave/ 20 jave
  • Lloji: kurs i shkurter kulturor dhe akademik

 

Afati i aplikimit: te pakten 3muaj para mberritjes. Mund te pranohen edhe aplikime me vone ne varesi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizes.

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne vendin ku ata jetojne para ste te pranohen ne program. Kerkohet nje nivel mesatar i gjuhes angleze (kerkohet nje test i gjuhes angleze). Piket duhet te jen te barabarta me IELTS 5 pike.

 

Tarifat:

Duke filluar nga 2700 euro.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE

Ky program ofrohet ne nje shkolle 50 vjecare qe mundeson nje standart te larte te edukimit britanik ne nje ambient te sigurt, miqesor dhe modern. Shkolla eshte dy ore e gjysem me tren larg nga Londra. Dy kampuset ofrojne ambiente per fotografi dhe video, suite kompjuteri, nje studio arti, klasa moderne, nje palester, nje fushe tenisi dhe fusha te sporteve te tjera. Studentet mund te perdorin edhe pishinen e shkolles falas! Nje qender fitnesi eshte e disponueshme. Vete qyteti eshte nje qytet i lulezuar i tregut ne bregun lindor te Anglise ne rrethin e Lincolnshire me nje popullsi rreth 60.000 njerez. Ai ka nje histori te pasur detare dhe agrikulturore, gjithashtu qyteti ofron nje game te gjere ambientesh per pazar, sport dhe sociale. Studentet mirepriten ne Hall of Residence ne kampus. Hall of Residence ofron 136 dhoma studimi, me zgjedhje per vetesherbim ose akomodim me vakte te perfshira ne cmime konkuruese.

 

SISTEMI ARSIMOR

Programi i shkembimit afatshkurter kulturor dhe akademik ne Angli zgjat nga 4 deri ne 20 jave. Studentet nderkombetare jane te mirepritur ne kolegj per nje program me kohe te shkurter: ata kane mundesine te permiresojne nivelin e tyre te gjuhes angleze dhe te marrin pjese ne ore mesimore te rregullta me studente britanke dhe nderkombetare. Ne varesi te gjuhes meme , ata mund: ose te ndjekin tre lende mesimore+te ndjekin 6 ore kursi pergatites te IELTS+1 ore tutorial. Lendet jane: biologji, biznes, keshillim, kriminologji, letersi angleze, studime filmi, histori, ligj, matematike,studime mediatike, fizike, psikologji, sociologji, statistike. Studentet mund te zgjedhin edhe lende profesionale si, art, kompjuter, fotografi, sport, turizem.

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey