STUDIO NË FREIE UNIVERSITÄT BERLIN

Freie Universität Berlin është një universitet i ri dhe dinamik, i vendosur në një nga qytetet më të bukura në botë. Një vend që ofron dije dhe punë kërkimore që njihet ndërkombtarisht, i cili ka ndërtuar lidhje të forta në mbarë globin që në fillimet e tij. Ky universitet ofron një mjedis fantastik për të studiuar  dhe për të bërë punë kërkimore mbi tema të ndryshme dhe konsiderohet si një nga universitetet më të mira në Gjermani. Gjatë studimeve të tyre, studentët kanë mundësinë fantastike për të shfrytëzuar burimet dhe shumë institucione kërkimore që ndodhen pranë për të ndjekur kërkime novatore dhe në të njëjtën kohë të shijojnë jetën sociale dhe kulturore të kryeqytetit të Gjermanisë.

 

Me një natyrë ndërdisiplinore, fushat kryesore kërkimore në Freie Universität Berlin ofrohen falë marrdhënieve të universitetit me një gamë të gjerë lidhjesh akademike. Freie Universität Berlin ofron spektrin më të gjerë të mundësive kërkimore në fushat humane në Gjermani. Qendra Dalhem Humanities ofron një numër të gjerë të lëndëve të specializuara, që varjojnë nga programe të ndryshme të gjuhëve të huaja deri tek studime të feve dhe nga arkeologjia në studime për regji. Shkencat e natyrës janë fokus kryesor në universitet, veçanësisht në fushat e shkencave e jetës, shkencat e tokës, fizikë, matematikë dhe shkenca kompjuterike. Freie Universität Berlin është zotërues i një prej pesë shollave të veterinarisë në Gjermani si dhe e nje nga instituteve farmaceutike më të mëdha në gjithë vendin. Në fushën e shëndetësisë dhe medikamenteve gjithashtu, Charité – Universitätsmedizin Berlin është shkolla mjekësore e kombinuar e Freie Universität Berlin dhe Humboldt Universität, një institucion i kombinuar me traditën. Ai krenohet me fakultetin mjekësor më të madh në Europë dhe është një nga institucionet shëndetësore më të vjetra në Gjermani.

 

Freie Universität është një universitet me një spektër të gjerë, i përbërë nga dymbëdhjetë departamente dhe tre institute qëndrore që bashkë ofrojnë më shumë se 150 programe akademike të ndryshme në një gamë të gjerë disiplinash në shkenca humane, shkenca shoqërore dhe shkenca natyrore. Universiteti ofron programe që të cojnë perftimin e diplomave akademike, nga diploma Bachelor-i, Master-i deri tek provimet shtetërore, doktoratura dhe habilitim. Me një kapacitet prej 28,500 studente dhe 4,300 kandidate doktorature, Freie Universität është universiteti me i madh në Berlin.

 

Freie Universität Berlin ka shumë librari që janë të disponueshme për studentët. Libraria kryesore që ka 2 milion libra dhe artikuj, databaza të pafundme, e-book dhe burime të tjera elektronike është libraria më gjithëpërfshirëse e universitetit. Edhe libra të tjerë dhe burime mund të huazohen sipas nevojës, duke përfshirë të gjithë temat e diplomës të doktoraturës të bëra në universitet, të cilat janë të depozituara në librari dhe të disponueshme sipas kërkesës. Koleksione shumë të specializuara për tema të ndryshme gjenden kryesisht në bibliotekat e departamenteve. Sistemi IT i kampusit është një nga më të mirët në mesin e universiteteve gjermane.

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey