Kurs intensiv i gjuhës gjermane- Humboldt Institut

Kurse Intensive Individuale në Gjermani

Nxënësit në kurset intensive kanë mundësi të zgjedhin ndërmjet 25, 30 ose 40 orë mësimore prej 45 minutash në javë. Përmbajtja  e mësimeve do t’ju përshtatet nevojave të cdo nxënësi dhe  mund të përfshijë tema të përgjithshme por dhe specifike si për shembull : gjermanishte biznesi. Kurset intensive individuale mund  të zgjasin për një jave ose më tepër.

Kurset intensive të gjuhës gjermane përfshijnë 30 ore mësimore nga 45 minuta që zhvillohen nga e hëna në të premte. Mbulohen të gjitha fushat e mësimit të gjuhës si të lexuarit, të shkruarit, të folurit, të dëgjuarit dhe gramatika. Klasat me afërsisht 10 nxënës mësohen nga mësuses me eksperincë. Në këtë mënyrë nxënësit mund ta përmirësojnë nivelin e gjermanishtes mjaft shpejt.

Kurset intensive mund të prenotohen për një kohëzgjatje prej 2 javësh ose më shumë. Për kurse afatgjatë prej 10 javësh ne ofrojmë tarifa të favorshme. Kurset në nivelet A1, A2 dhe B1 zgjasin 5 javë. Kurset në nivelet B2, C1 dhe C2 zgjasin secili nga 10 jave.

 

Kurse part-time të gjuhës gjermane

Ne Humboldt- Institut në Berlin kurset për gjuhën gjermane ofrohen dhe si part-time. Klasat e darkës përbëhen nga 6 orë mësimore në jave, të marten dhe të mërkurën. Klasat të shtunën përfshijnë 5 orë mësimore cdo fundjave.

Kurset part-time i përshtaten shumë studentëve që dëshirojnë të mësojnë gjermanisht ndërkohe që punojnë me kohë të plotë. 2 kurset part-time ofrohen në nivelet A1, A2, B1, B2, C1 dhe C2.

 

 Gjermanisht për të rritur

Humboldt- Institut ofron kurse intensive të gjuhës gjermane për të rritur në Berlin-Mitte dhe Constance. Kurset ofrohen për të gjitha nivelet e gjuhes nga A1 deri ne C2. Kjo përfshin dhe kurset për fillestarët e plotë po ashtu.

 

Kurset të gjuhës gjermane + Universiteti në Gjermani

“Prodhuar në Gjermani” konsiderohet si një vulë cilësie në të gjithë botën. Për studentët ndërkombëtar studimi në Gjermani ofron shumë avantazhe me cmime relativisht të ulëta. Humboldt-Institut ofron shërbime konsulence dhe aplikimi për ata që marrin pjesë në kurset tona dhe që duan të studiojnë në Gjermani.

 

Kurse të gjuhës gjermane me akomodim

Shkollat tona të gjuhës në Berlin dhe Constance mundësojnë akomodim në dhoma teke ose dyshe me banjo ngjitur. Në Berlin ka po ashtu dhe dhoma treshe të disponueshme po ashtu dhe akomodim me familje pritëse.

 Të gjitha kurset intensive mund të prenotohen duke përfshirë akomodimin, ushqimin, programin e kohës së lirë si dhe ekskursionet javore. Kurset mund të prenotohen dhe pa akomodim.

Për të marr visën do të ndiqni hapat më poshtë : 

  • Pas marrjes së faturës së formularit të regjistrimit, qendra do te dergoje nje konfirmim te shkruar dhe nje ftese per kursin.
  • Pasi keni marre të dy dokumentet, ju duhet te aplikoni për visa në Ambasadën.

 

Ju do të dorëzoni:

  • Ftesën e Humboldt-Institut
  • Dëshminë e sigurimin shëndetësor( nëse keni marrë një sigurim të tillë nga Humboldt-Institut, atëherë ju do ta merrni dëshminë së bashku me ftesën)
  • Dëshminë e financimit të qëndrimit në Gjermani: Pas pagesës së tarifës së kursit  ju mund të vertetoni financimin tuaj nëpërmjet një fature të bankës tuaj ose duke i kerkuar Humboldt -Institut një faturë të tillë.

 

Njoftim për kurset part time :

Për të gjithë ata studentë që u kerkohet visa, visa nuk do t’ju ofrohet për kurset me më pak  se 18 orë mësimore në jave.

 

Datat  Dhe Tarifat Për  Kurset  Për Të Rritur 2021

  • Berlin-Mitte year-round; Level A1 – C2
  • Kurs Intensiv me 30 leksione për javë përafërsisht me 10 studentë në klasë
  • Minimumi moshës – 18 vjec
  • Akomodimi në Kampus në një dhomë dhe full – board – (920 euro) për javë
  • Kursi për 10 javë maximumi – (795 euro )për javë
  • Familjar me half – board -( 720 euro) për javë

 

Datat 2021 : 

  • Janar  3* 10* 24*
  • Shkurt  7* 14* 28*
  • Mars   14* 21* 28*
  • Prill   4* 18* 25*
  • Maj   9* 16* 23*
  • Qershor  6* 13* 20* 27*
  • Korrik    4* 11* 18* 25*
  • Gusht   1* 8* 15* 22*
  • Shtator   5*  12*  16*

 

Data 2022

  • Janar   2* 9* 23*
  • Shkurt  6*  13*  27*
  • Mars   13*  20*

 

 

 

 

 

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Open chat
1
Hello
Hey