Program Shkëmbimi i shkollës së mesme në Kanada

 

  • Mosha :15 deri ne 17 vjec
  • Vendndodhja: Manitoba/ ishulli Princi Eduard/ universiteti i Winnipeg/ MBCI/ W.kildonan Kelouna/ Kolumbia Britanike/ Montreal
  • Strehimi: fjetje dhe vakte te perfshira
  • Akomodimi: familje mikpritese
  • Kohezgjatja: nje vit akademik/ nje semester
  • Lloji: publike/ jo i kredituar/ publik/ i kredituar/ private

 

Afati i aplikimit: Me 1 prill per te mberritur ne gusht dhe me 1 tetor per te mberritur ne janar. Pranohen edhe aplikime me vone, ne varesi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizes.

 

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne shtetin ku ata jetojne para se te pranohen ne program. Kerkohen te pakten dy vite studimi te gjuhes angleze(dhe franceze per programet dygjuheshe) dhe gjithashtu rezultate te mira akademike(per anglishten kerkohet nje provim zyrtar). Studentet duhet te jene studente te arsimit te mesem ne shtetin ku ata jetojne, dhe nuk duhet te kene perfunduar me shume se njembedhjete vite te studimeve fillore dhe te mesme. Per studentet me nje nivel te ulet te anglishtes kerkohet nje kurs praktike i detyrueshem.

 

Tarifat:

Duke filluar nga 11,500 euro.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE

Sudentet jetojne me nje familje kanadeze mikpritese dhe shkojne ne shkollen e mesme publike ose private. Ofrohen dy programe te ndryshme:

  1. NJE PROGRAM JO I KREDITUAR: per studentet qe duan te shkojne ne Kanada per nje shkembim kulturor dhe qe nuk kerkojne nota apo kredite, ofrohet nje program me cmim me te ulet. Studentet qe zgjedhin kete opsion jane te akomoduar ne shkolle nga Nacel Canada.
  2. NJE PROGRAM I KREDITUAR: Per studentet qe duan te fitojne kredite gjate programit te tyre, ata duhet te paguajne tarifat e plota nderkombetare, pra nje cmim me te larte. Studentet qe zgjedhin programin me kredite mund te zgjedhin shkollen qe ata deshirojne te studiojne. Studentet nderkombetare behen pjese e komunitetit te shkolles kur ata marrin pjese ne sportet e shkolles, arte dhe klube kulturore. Nacel ofron programe ne anglisht dhe frengjishten kanadeze. Ne anglishten kanadeze studentet mund te zgjedhin te vendosen ne Kanadane Atlantike(ishulli Princi Eduard), ne Kanadane Perendimore(Manitoba, Kolumbia Britanike) edhe ne Montreal. Studenteve nderkombetare i ofrohet nje program qendrimi afatshkurter jo i kredituar dhe integrim ne shkolle ne Winnipeg, Manitoba(nga 8 ne 16 jave). Praktike anglishteje: per studentet qe duhet te permiresojne nivelin e anglishtes para se te fillojne vitin akademik, i ofrohet nje praktike anglisht me 3 jave ore intensive.  

 

SISTEMI ARSIMIMIT

Arsimi ne Kanada zakonisht ndahet ne arsim fillor(shkolla private dhe shkolla publike), qe ndiqet nga arsimi i mesem(shkolla e mesme) dhe arsimi pas shkolles se mesme(universiteti). Kurrikula konsiston nga nje program akademik me anglisht dhe frengjisht, histori, matematike, etj. Dhe nje pjse opsionale qe varet nga shkolla. Diplomimi eshte i mundur.

 

 

en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey