- Diversitet i programeve te studimit
HHU ofron më shumë se 85 programe studimi. Disa nga programet janë kombinim novator i fushave të ndryshme si “ Ndërkulturalitet”, “Matematike Aktuariale”, “Kimi Biznesi” etj., për ti mundësuar studentëve të kryejnë speacializime të ndryshme. Edhe programet “e zakonshme” janë të kombinuara me module të orientuara drejt qëllimeve të studentëve për t’i asistuar ata drejt profesionit tyre të ëndërrave.
- Staf i përkushtuar
Pedagogët e universitetit nuk jane vetëm profesionistë në fushën e tyre por edhe ndërmjetësues empatikë të kërkesave të studentëve. Është në vetë interesin e pedagogut që të sigurohet se studentët e kanë kuptuar materialin dhe do t’i zotërojnë dijet edhe pas kryerjen së provimit. Dhe një gjë shumë e rëndësishme: pedagogët janë pothuajse gjithmonë të arritshëm dhe të aksesueshëm në të gjitha kanalet e komunikimit
- Një kampus për të gjithë
Distanca shumë të shkurtra, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Fakulteti i Drejtësisë, nga kafeteria te klinika e universitetit. Të gjitha fakuletet në një kampus brenda kompleksit rezidencial të integruar. Nw HHU i kushtohet shume rëndësi internacionalitetit, tolerancës dhe unitetit.
- Infrasturkturë moderne
HHU njihet në mbarë vendin për godina që janë mishërimi i një shpirti novator dhe mendje hapur. Qendra e Shërbimit për Studetët jo vetëm që është e hapur nga mëngjesi në mbrëmje për të asistuar studentët, por është vlerësuar edhe për arkitekturën moderne. Godina të tjera që janë të bukura për syrin, me hapsirë të gjerë dhe të pajisura me hapësira progresive për të nxënët janë: Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrim Biznesi “Oeconomicum”, libraria e mjekësisë “O.A.S.E” ose “Qendra për Shkencat Sintetike të Jetës” në formën e një kromozomi-X gjigand.
- Vendndodhje shumë e mirë
Cilësia e jetesës në Düsseldorf është mbi nivelin normal. Renditjet që i janë bërë kohët e fundit këtij qyteti dhe vlerësimi i qytetarëve tregojnë standartet e larta të shtetit North Rhine Westphalian. Këto standarte janë ofruar gjithmonë nëpërmjet festave të Qytetit të Vjetër, karnavaleve legjendare, pasuritë e mëdha kulturore dhe bregu i gjelbërt i lumit Rhine. Metropolet si Brukseli dhe Amsterdami jane vetëm disa kilometra larg. Berlini dhe Parisi gjithashtu – me pak fjale: Düsseldorfi është në qendër të Europës. Dhe për ata që duan ta vizitojnë patjetër, Cologne është vetëm 30 minuta larg.
- Lidhje me të gjitha fushat
Duke qenë një universitet që punon për qytetarët e vendit dhe iniciator i Rajonit të Njohurive Düsseldorf “Wissensregion”, HHU është i përkushtuar për të krijuar lidhje përtej botës akademike. Universiteti i Düsseldorfit luan një rol udhëheqës në ekonomi, kulturë dhe politikë – duke mundësuar atë që është shumë e rëndësishme për të gjithë, sidomos në përfundim të studimeve: lidhje të mira.