Viza e kursit të gjuhës në Gjermani

Kursi i gjuhës gjermane është një lloj vize edukative e lëshuar për të huajt, të cilët kanë për qëllim kryrjen e një kursi intensiv 3-12 mujor të gjuhës.

Kursi që viza parashikon pritet te zgjasë të paktën 18 orë çdo javë.

 

Viza e kursit të gjuhës mund të shtrihet në kohë deri në 1 vit në disa raste  kur qëllimi i vizës nuk është për të vazhduar më tej shkollimin në Gjermani.

 

Me një vizë të kursit të gjuhes mund:

 

  • Të marrësh pjesë në kursin intensiv të gjuhës gjermane
  • Të kërkosh një zgjatje të vizës, nëse këto kurse nuk do të pasohen me studime me kohë të plotë- shtrirja e vizës mund të ofrohet deri në 1 vit (e llogaritur në ditën e ardhjes në Gjermani)

 

Me një vizë të kursit të gjuhes nuk mund:

  • Të shndërroheni në një student ose aplikant për vizën e studentit
  • Të merrni një vizë pune
  • Të nisni punësimin
  • Të filloni studimet universitare
  • Të aplikoni për pranimin në universitet

 

Nëqoftëse vendosni të vazhdoni studimet tuaja direkt pas kursit të gjuhës, ju duhet të ktheheni në vendin tuaj në mënyrë që të aplikoni për vizë studentore. Eshtë e pamundur të aplikoni për vizë studentore/ leje pune teksa jeni në Gjermani.

 

Vlefshmëria e vizës së kursit të gjuhës është në varësi të kohëzgjatjes së kursit, i cili mund të jetë nga 3 muaj deri në 1 vit dhe nuk mund të zgjatet për një qëndrim më të gjatë në Gjermani.

 

Cilat janë kërkesat e aplikimit për një vizë të kursit të gjuhës gjermane?

 

Dokumentat e kërkuara për të aplikuar janë:

 

  • 2 formularë aplikimi në përputhje me rregulloren
  • Një pasaportë e vlefshme (me minimumi 3 muaj në përputhje me datën e planifikuar të kthimit , pasaportë jo më e vjetër se 10 vjet dhe me 2 faqe bosh).
  • Regjstrim i konfirmuar i kursit të gjuhës ose çertifikatë (kursi duhet të përmbajë të paktën 18 orë çdo javë)
  • Provë financiare ” Finanzierungsnachweis”- 10.236 euro/viti. (mund të paraqisni një nga këto dokumente):
  • Pasqyrë e financave personale të 3 muajve te fundit
  • Certifikatë burse
  • Një vërtetim të një llogarie depozite fikse “Sperrkonto”- llogari e bllokuar. Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të shpejta të hapjes së një llogarie “German Blocked Account” është nëpërmjet bankës Fintiba/Sutor. Llogaritë në Fintiba pranohen nga ambasadat/konsullatat gjermane në të gjithë botën.
  • Një letër “Verpflichtungserklarung” nga dikush që ju mirëpret dhe që jeton në Gjermani.
  • Një letër deklarimi nga prindërit , të cilët deklarojnë që do iu mbështesin financiarisht gjatë periudhës së qëndrimit në Gjermani, si dhe levizjet e pagës së tyre ose transaksionet e bankës 6 muajt e fundit.
  • Sigurim shëndeti për të gjithë periudhën e qëndrimit në Gjermani.
  • 2 foto të marra së fundmi (në përputhje me kushtet)
  • 3 fotokopje të faqes ID në pasaportë
  • Kopje të vizave Shengen të mëparshme

( nëse janë të mundura)

  • Një letër motivimi për ndjekjen e kursit (mësoni si të shkruani një letër motivimi)
  • Vërtetim akomodimi për të gjithë periudhën e qëndrimit
  • Një letër zyrtare e largimit nga punonjësi (e firmosur dhe vulosur ) ( nëse është e mundur)
  • Vërtetim pagese e tarifës së vizës- 60 euro

 

Për informacione të mëtejshme mos hesitoni të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey