garagErasmus ka shpallur dy vende vakante për praktikë pune për zyrën e saj në Bruksel!

A jeni të apasionuar pas Erasmus dhe  programeve për shkëmbime ndërkombëtare? Dëshironi të fitoni përvojë në menaxhimin e projekteve ose komunikimin e korporatave? Ne jemi krahëhapur të mirëpresim anëtarët më të rinj të stafit tonë.

 

Drejtues projekti

Aftësitë e Kërkuara

  • Motivim i lartë, gatishmëri për të mësuar dhe i përgjegjshëm, qëndrim proaktiv;
  • I komunikueshëm dhe i aftë për të punuar në grup ashtu dhe në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi të mira në të folur dhe në të shkruar në Frengjisht (minimumi: niveli C1)
  • Aftësi të mira në të folur dhe në të shkruar në Anglisht (minimumi: niveli B2)
  • Gjuhët shtesë – vecanërisht italishtja – do të konsiderohen si një vlerë e shtuar.
  • Experiencë e mëparshme ose interes të fortë në fushat e veprimtarisë së Fondacionit (arsimi i lartë / inovacioni ekonomik dhe shoqëror) dhe punë jofitimprurëse (menaxhimi i projektit / eventeve / shoqatës, komunikimit, administratës etj.).

Përgjegjësitë:

⦁ Kryerja e detyrave të ndryshme administrative;

Krijimi i përmbajtjes;

⦁ Mbështet organizimin e aktiviteteve të Fondacionit (konferenca, aktivitete dhe projekte në internet, takime vjetore, evente me universitete, etj.);

⦁ Lehtësimi i marrëdhënies së punës me Anëtarët e Fondacionit dhe GE4 (seksionet lokale);

⦁ Mbështetje në aplikimet e projekteve & menaxhimin e projekteve;

⦁ Menaxhimi i marrëdhënieve me palët e interesuara publike dhe private, veçanërisht në Belgjikë;

 

Asistent i komunikimit

Aftësitë e kërkuara:

  • Motivim i lartë, gatishmëri për të mësuar dhe i përgjegjshëm, qëndrim proaktiv;
  • Interes të fortë dhe njohuri të mira të mediave sociale (Facebook, Instagram, Twitter, etj)
  • Aftësi për të shkruar dhe për të krijuar përmbajtje;
  • Fleksibël dhe krijues;
  • Aftësi në komunikim dhe aftësi për të punuar si në ekip ashtu edhe në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi të mira në të folur dhe të shkruar në anglisht (gjuhët shtesë – italisht, frëngjisht, spanjisht – janë një plus);
  • Njohuri të MS Office dhe Google Suite. Eksperienca në përdorimin e Mailchimp do të konsiderohej si një vlerë e shtuar.
  • Aftësitë themelore në redaktimin e fotografive dhe videove (p.sh: Adobe Photoshop dhe Illustrator, Canva) dhe / ose aftësitë në redaktimn e videove.
  • Një vizion i gjerë për të ardhmen e komunikimit, marketingut, lajmeve dhe mediave me një njohje të mirë të tendencave dhe teknologjisë më të fundit.

 

Përgjegjësitë:

  • Mbështetni dizajnimin dhe krijimin e përmbajtjes për një gamë të gjerë të materialeve të komunikimit, (broshura, fletëpalosje, raporte, gazeta, prezantime dhe video, materiale për markë, etj);
  • Detyrat e lidhura me menaxhimin e mediave sociale dhe marrëdhëniet me publikun;
  • Mbështetje në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e faqes së internetit;
  • Zhvillimi i SEO / SEM.
  • Mbështetje për krijimin e ideve se si të përmirësojmë në përgjithësi strategjinë tonë të komunikimit

 

Nëse jeni të gatshëm të aplikoni për njërën nga këto dy pozicione ju lutem na dërgoni një email me titull “Aplikim për pozicionin vakant Drejtues Projekti” ose “Aplikim për pozicionin vakant Asistent i Komunikimit” në adresën e emailit brussels@garagerasmus.org deri më datë 27 Korrik.

en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey