Diploma pas Universitare në Praktikat e Infermierisë është një program per infermieret e shkolluar (IEN) te cilet i ofrojnë IEN aftësitë dhe njohuritë e kërkuara në përputhje me standardet kanadeze dhe kërkesat gjuhësore në pergatitjen për marrjen e licensës së infermierit. Programi konsiston në pergatitjen e IEN për të marrë provimin NCLEX dhe plotësuar Shërbimin Kombëtar të Vlerësimit të Infermierisë (NNAS*). Programi është i bazuar në praktikat standarte të infermierëve të BC College of Nursing Professions (BCCNP) dhe në BCCNP Kompetencat e Nivelit të Hyrjes për Infermierët.
Programi do të përqëndrohet në zhvillimin e njohurive, mendimin kritik dhe aftësitë komunikuese nëpërmjet aktiviteteve mësimore angazhuese ( për shembull, laborator, studimin e rasteve etj).
Përfundimi i Diplomës pas Universitare në Praktikat e Infermierisë nuk ju garanton notën kaluese në provimin e NCLEX-RN.
*NNAS – si një pjesë e bërjes të një infermieri të regjistruar në Kanada, të gjithë IEN duhet të përfundojnë një vlerësim të kompetencave pas përfundimit të praktikës së Diplomës pas Universitare në Praktikat e Infermierisë. Qëllimi i këtij vlerësimi është për të vlerësuar nëse IEN është i sigurt, me etikë, dhe i aftë per tu ushtruar në Kanada. Ky është një para-kusht i detyrueshëm për provimin NCLEX.
Mundësitë e punësimit:
Pas përfundimit me sukses të procesit të regjistrimit të BCCNP, këto janë rrugë te mundshme në karrierën e infermierisë:
-Infermier i regjistruar
-Infermier i shëndetit komunitar
-Infermier i kujdesit ne shtëpi
-Infermier i kujdesit kritik
-Infermier i kujdesit afatgjatë
Kërkesat e pranimit në program:
- Duhet të jetë një infermier i licensuar në një shtet tjetër me dokumenta mbështetëse
- Minimumi 5 i pikëve në të gjitha rubrikat në CELBAN ose 6 në IELTS
Studentëve që do ndjekin këtë program do iu kërkohet të bëjnë një tjetër test të aftësive të gjuhës nëse pikët e pranimit të tyre janë më të ulëta se niveli i kërkuar për regjistrim. WCC ofron mbështetje në testin e aftësisë së gjuhës përgjatë programit dhe asiston në ribërjen e provimit. Edhe pse pikët e testit të aftësive të gjuhës për pranim në WCC janë më të ulëta, WCC beson se ky rezultat është i mjaftueshëm që studentet e IEN të përfundojnë me sukses këtë program dhe të përmirësojnë aftësitë gjuhësore përgjatë rrugës. Eshtë tmerrësisht e rëndësishme që studentët të punojnë mbi aftësitë e tyre komunikuese në anglisht dhe aftësitë e të kuptuarit. Kjo arrihet më mirë duke folur anglisht gjatë gjithë kohës në kampusin e WCC dhe madje edhe jashtë ambjenteve të shkollës.
Para kerkesave te eksperiencave klinike:
- CPR I azhornuar -Level Health Care Provide ((HCP) çertifikate e rinovuar çdo vit
- Imunizime të azhornuara (Difteri, Tetanozi, Polio, Lia e Dhenve, Shytat, Rubeola, Hepatiti B, Pertusis, Varicela.
- Rezultat negative ne testin TB
- Dosje penale e British Columbia e pastër dhe një dosje penale e pastër në shtetin tuaj
- Përfundim me sukses I çertifikatës WHIMIS
- Përfundim me sukses I certifikatës së sigurisë së ushqimit
Kohëzgjatja e programit:
2080 orë në total
Përmbajtja e kursit:
NURS 400 Terminologji Mjekësore 30 ore
NURS 100 Hyrje në Praktikat e shëndetit kanadez 100 ore
NURS 200 Komunikim në Infermieri 90 ore
NURS 300 Lidership në Infermieri, Menaxhim & Kërkim 100 ore
NURS 500 Teori e sigurisë & kujdesit efektiv & Laborator 60 ore
NURS 410 Pergatitje per CELBAN 60 ore
NURS 550 Teori në farmakologji & Laborator 100 ore
NURS 510 Teori Kirurgjikale Mjekësore në Infermieri & Laborator 150 ore
NURS 520 Teori Shëndeti Mendor në Infermieri & Laborator 90 ore
NURS Teoria e Infermierisë së Maternitetit dhe të Porsalindurit & Laborator 100 ore
NURS 530 Teoria Pediatrike e Infermierisë & Laborator 100 ore
NURS 600 Pergatitje NCAS RN (me laborator) 100 ore
NURS 700 Përgatitja e Provimit NCLEX me provime praktike 200 ore
NURS 800 Eksperiencë klinike 800 ore