- Mosha: 13 deri ne 17 vjec
- Vendndodhja: Ipswich
- Strehimi: strehim i plote
- Akomodimi: rezidence
- Kohezgjatja: 2 jave
- Lloji: kamp trajnimi sportesh
Afati i aplikimit: tre muaj para mberritjes.
Kerkesat: kerkohet te jete studiuar gjuha angleze per 2 vite, si dhe gjuha frenge nje deri ne dy vite (shumica e pjesmarresve dhe kujdestareve jane frengjisht foles).
Tarifat:
Duke filluar nga 2300 euro.
Te gjitha kampet sportive zhvillohen dhe organizohen nga nje skuader profesionale nga ekipi i sporteve: SPORTS ELITE JEUNES. Te gjithe kampet e kane te ndaluar duhanpirjen. Kampi veror sportiv kontribuon ne:
Te zbulosh dhe te shijosh sportet;
Zhvillimin ne harmoni midis studenteve;
Trajnim per nje numer sportesh;
Aktivitete ne nje ambient te sigurt;
Zhvillimin e aftesive sportive, njohurive ne gjuhen angleze dhe integrim social;
Vleresimin e arritjeve personale dhe te fitosh vetebesim;
Te ndash vlera njerezore si zemergjeresine, respektin, shpirtin e skuadres, shoqeri dhe tolerance.
Shumica e pjesemarresve dhe koordinuesve jane foles te gjuhes franceze qe flasin edhe anglisht. Kampi Ipswich organizohet tek shkolla Royal Hospital, 20 minuta larg nga Ipswich. Ipswich eshte 100km ne veri te Londres (1:30 ore). Kampusi i shkolles eshte i jashtezoakonshem, me hapsire 500 hektare! Ambientet sportive jane, nje palester, nje pishine me uje te ngrohte ne ambient te brendshem, nje fushe golfi, fusha futbolli dhe regbi, gjashte fusha tenisi, dhe nje zone detare 10 minuta larg nga kampusi.
KURSI I GJUHES
Nxenesit bejne mesim gjuhe te huaj ne mengjes dhe praktikojne sportet pasditeve. Mesimi i gjuhes angleze jepet nga mesues te specializuar ne dhenien e mesimit te gjuhes angleze si gjuhe e huaj. Kampistet ndjekin 15 ore mesim te gjuhes angleze ne jave ne grupe nga 12 deri ne 15 studente. Grupet formohen ne baze te nivelit te gjuhes dhe moshes se pjesmarresve. Mesuesit e kualifikuar jane foles te gjuhes angleze si gjuhe meme.
SPORTET
Studentet praktikojne sportet pasditeve dhe monitorohen nga instruktore te kualifikuar: basketoll, bejsboll, orientim, regbi, futboll, hokej, tenis, not.
AKTIVITETE SHOQERORE DHE KULTURORE
Aktivitetet shoqerore ofrohen shumicen e pasditeve ne kamp. Ne program perfshihen nje udhetim ne Londer, nje gjysem dite ne Ipswich dhe gjysem dite ne Cambridge.