Kurse të gjuhës Spanjolle- Euroace (European Association for Cultural Exchange)

EuroAce (European Association for Cultural Exchange)

është një organizatë akademike në Valencia, në bregun Lindor të Spanjës.
Prej më shumë se një dekadë shkolla i mundëson mbi 6000 studentëve, praktikantëve dhe institucioneve, nje eksperiencë unike në Spanjë.
Partneri ynë është i specializuar në krijimin e eksperiencave të bëra posacërisht per një përshtatje te përsosur mes gjuhës dhe kulturës, eksperienca profesionale si dhe edukim akademik.

 

 

Shërbimet :
Partneri ynë ofron një gamë te gjerë shërbimesh ku përfshihen :

  • Kurse të gjuhës spajnolle
  • Programe Internshipi
  • Programe të shkollës së mesme
  • Futboll
  • Akomodim
  • Aktivitete

 

 

Vendndodhja

Zyrat qëndrore gjenden në zemër të Valencias, një nga qytetet më të bukura e moderne të Mesdheut.
Plazhe mahnitëse,një përzierje e arkitekturës moderne me monumente e ndërtesa antike, ndoshta klima më e mirë në Europë dhe një jetë e gjallë nate. Janë këto tipare që e bëjnë këtë qytet mjaft të vizituar.

 

 

Transporti
Vendndodhje fantastike në qendër të Valencias. Pranë stacionit të metros, afër me stacionin verior të trenit dhe disa stacione autobuzi.
Një distancë e shkurtër nga qendra tregtare dhe pika turistike.
Një ecje e shkurtër në këmbë të çon te parku i Valencias Jardin del Turia.

 

 

Godinat

  • WI-FI falas
  • Klasa me kondicioner
  • Program huazimi i librave për të gjitha nivelet
  • Tarracë për t’u relaksuar si dhe për klasa yoge
  • Pije të ngrohta e të ftohta

 

 

Kurse të gjuhës spanjolle – Mësimi në grupe

Klasat janë ndërtuar të tilla që cdo gjë mësohet dhe vihet në praktik ë nën udhëheqjen e mësuesit në cdo hap të rrugës.
Orët mësimore kanë ne fokus pjesë të gjuhës si shqiptimin, dëgjimin, leximin, shkrimin, fjalorin dhe gramatikën.
Mësimi zhvillohet në grupe të vogla (max 8 nxënës)
Klasat mund të përshtaten në varësi të orareve dhe kohëzgjatjes që studenti dëshiron.

  • Mësim Individual
  • Mësimi individual ju mundëson të përmirësoheni me hapin tuaj duke adresuar nevoja specifike.
  • Klasat përfshijnë:

 

 

Trajnim intensiv të gjuhës

Kohë maksimale per te praktikuar të folurit
Korrigjim i gabimeve dhe progres i shpejtë
Orari fleksibël

Kushdo që është i interesuar në zotërimin e spanjishtes për intervista, qëllime të lidhura me punën ose përgatitje për provim të gjuhës spanjolle, këto klasa janë ideale për adresimin e pikave të vështirësisë dhe përmirësimin e aftësive të përgjithshme të spanjishtes.
Përsa i përket orëve, ditëve të javës dhe periudhës së vitit që dëshironi të studioni, çdo gjë është në dorë tuaj.

 

 

 

Spanjisht për mbijetesë

Nëse jeni me pushime ose student që e keni marrë vitin pushim dhe planifikon të kalosh disa ditë në Spanjë, ky është vendi i duhur për ju. Ky opsion është krijuar për ata që duan të mësojnë fjalorin dhe shrehjet bazë të nevojshme në jetën e përditshme.
Mësimi zhvillohet në grupe ose individualisht dhe zgjat 2 orë.

  • Mësim i personalizuar
  • Minimumi nje grup prej 5 nxënësish mund të krijojë një program te gjuhës spanjolle të një lënde specifike në bazë të kërkesave tuaja :
  • Fusha të mundshme studimi :
  • Gramatika Spanjolle
  • Letërsi Spanjolle
  • Fonetikë Spanjolle
  • Kulturë dhe qytetërim Spanjoll
  • Përkthim Spanjisht – Anglisht
  • Spanjishte Biznesi
  • Spanjishte Mjekësore

 

 

Mësimi Online

Partneriteti yne ofron mundësi të arsyeshme fleksibël për të kryer një kurs të certifikuar te gjuhes spanjolle online.
Kurset online nisin nga niveli fillestar deri tek ai më i avancuari dhe mund të jetë me kohë të pjesshme ose të plotë.
Në përfundim të këtij kursi merret një certifikatë.

 

 

 

Programe Internshipi

EuroAce bashkëpunon me firma të ndryshme të sektorëve të ndryshem ku ju mund të kryeni një internship.
Një zgjatim i nevojshëm dhe i natyrshëm i studimeve është po ashtu dhe një mundësi e mirë për të fituar një këndvështrim të botës profesionale ose për të ndryshuar sektor.
Një internship jashtë vendit është një eksperiencë që të ndryshon jetën.

 

 

 

A duhet të flas Spanjisht?

Spanjishtja nuk është e detyruar në cdo firmë sepse shume vende flasin si spanjisht ashtu dhe anglisht në vendin e punës.
Ne ju sugjerojmë të flisni Spanjisht, aq sa dini ose mbani mend.

 

 

ERASMUS +
Erasmus + i ofron studentëve mundësine për të mësuar, trajnuar dhe punuar vullnetarisht jashtë vendit. Tek EuroAce ne ofrojmë programe në gjuhen spanjolle, internshipe biznesi, organizata vullnetare e më shumë.

Trajnimi profesional (VET) është një program i integruar që mbështet zhvillimin profesional të njerëzve përmes periudhave të trajnimit jashtë vendit.

Puna vullnetare(EVS) është një mënyrë e mirë për të njohur kultura e gjuhë të ndryshme, per të mësuar aftësi të reja dhe të lësh një përshtypje të mirë te njerëzit dhe komunitetet. Partneri yne ofron mundesine te punosh me OJQ te certifikuara dhe programe qe ndikojne ne jeten e atyre qe rrezikojne perjashtim social dhe komunitetet e paprivilegjuara.

 

Kohëzgjatja :

  • Programe internshipi ose trajnimi
  • Programe trajnimi profesional
  • Punë Vullnetare

 

Programet e Futbollit

  • Skuadrat
  • Turne Ekipesh
  • Kjo i ofron ekipeve të futbollit mundësinë për të vizituar Valencian dhe një eksperiencë të vërtet futbolli spanjoll.
  • Të përfshira janë:
  • Ndeshje kundër ekipeve elitare brenda dhe jashtë Valencias
  • Numri i ndeshjeve varet nga kohëzgjatjet e qëndrimit dhe preferencat
  • Stërvitje në Stadiume dhe godina elitare
  • Ditë pushimi dhe aktivitete kulturore.
  • Vizitë në Qytet
  • Turne VIP në stadiume

 

Turne ekipesh

Ky program ofron mundësinë për të marrë pjesë në disa nga turnetë prestigjozë në bregun lindor të Spanjës

Akomodimi :

  • EuroAce ofron opsione përsa i përket akomodimit gjatë qëndrimit në Valencia.
  • Zgjedhjet varen nga preferencat për qëndrim afatshkurtër dhe afatgjatë.
  • Familje mikpritese
  • Hostel

Tarifat

  • Klasat nisin nga 4 euro ora.
en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey