Program shkëmbimi i shkollës së mesme në Afrikën e Veriut

  • Mosha: 15 deri ne 18 vjec
  • Vendodhja: Cape Town
  • Strehimi: strehim i plote
  • Akomodimi: ne nje familje mikpritese
  • Kohezgjatja: nje sezon/ nje semseter/ nje vit akademik
  • Lloji: publik

 

Afati i aplikimit: me 30 shtator per te mberritur ne janar, me 30 prill per te mberritur ne korrik.

 

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne vendin ku ata jetojne para se te pranohen ne program. Kerkohet te paten 2 vite studimi te gjuhes angleze dhe rezultate te mira akademike.

 

Tarifat:

Duke filluar nga 4300 euro.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE

Gjate programit te shkembimit ne Afriken e Veriut, studentet nderkombetare pritet qe te perfshihen ne projektin e komunitetit, duke ndihmuar me femijet ose ne nje jetimore, me nje program shkrim-leximi ose me nje projekt mjedisor, ne varesi te disponueshmerise. Kjo nuk eshte e detyrueshme, por studentet qe kane marre pjese ne pune vullnetare nje eksperience e bukur kulturore. Studentet jetojne me familje mikpritese te Afrikes se Veriut ne zonen e Cape Town ose ne vende te tjera. Koordinuesi lokal i organizon studenteve nje aktivitet ne grup nje here ne muaj dhe studentet mund te zgjedhin midis nje aktiviteti te sportit ekstrem , nje turi me pamje, qe ata te vizitojne vende te famshme turistike, ose ne nje eksperience unike si te vizitojne nje qytet, te ngjisin malin Table ose te bejne pune vullnetare.

 

SISTEMI ARSIMIMIT

Nje dite tipike ne shkolle fillon ne oren 7:50 dhe vazhdon deri ne 14:30 pas se ciles ndiqet nje aktivitet sportiv. Te gjithe studentet duhet te marrin pjese ne aktivitetet e sportit te shkolles ose aktivitete te tjera jashteshkollore. Nje numer shkollash jane shkolla te nje gjinie. Uniforma eshte e detyrueshme. Studentet duhet te marrin pjese me kohe te plote ne shkolle dhe pritet qe te marrin pjese akademikisht duke bere provime dhe testime gjate gjithe vitit si dhe ne aktivitete te sportit ne shkolle dhe evente kulturore. Studentet nga mosha 12 deri ne 18 vjec ndjekin shkollen e mesme, nga klasa 8 deri ne te 12. Lende me detyrim jane gjuha angleze dhe gjuha afrikane. Studentet mund te zgjedhin edhe lende te tjera si matematika, shkencat, biologji, gjeografi, histori, arte, kontabilitet, biznes, ekonomi,dhe pune me dru dhe metal. Disa shkolla ofrojne gjuhe te huaja, muzike, dhe lende teknike. Viti akademik zgjat nga janari ne dhjetor. Diplomimi nuk eshte i mundur.

en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey