- Mosha: 14 deri ne 18 vjec
- Vendndodhja: ne te gjithe vendin
- Qendrimi: Fjetje dhe vakte te perfshira
- Akomodimi: Familje mikpritese
- Kohezgjatja: 8 jave/ 12 jave/ nje semester/ nje vit akademik
- Lloji: Strehimi dhe integrimi ne shkolle/ Publik dhe Privat
Afati i aplikimit:
3 muaj para mberritjes. Mund te pranohen edhe aplikime me vone, ne varesi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizave.
Kerkesat:
Studentet duhet te intervistohen ne vendin ku ata jetojne para se te pranohen. Kerkohet te jete studiuar gjuha spanjolle per minimumi nje vit.
Tarifat:
Duke filluar nga 2649 euro.
EKSPERIENCA NE SHKOLLE
Studentet vendosen ne familje mikpritese vullnetare ne Argjentine, te cilat deshirojne te ndajne jeten e tyre te perditshme me nje student te huaj. Studentet akomodohen ne provincen e Kordobes, dhe ne provincat e Buenos Aries, Salta, Jujuy, Catamarca, Santa Fe, dhe ne qytete te vogla te Patagonise. Studentet nderkombetare perfitojne nga qendrimi ne Argjentine per te zbuluar kulturen e pasur te saj, e krijuar nga influenca Latino Amerikane dhe ajo Europiane, si dhe nga diversiteti gjeografik i saj. Studentet jane te vendosur ne shkolla private, ku veshin uniforme. Per t’u vendosur ne nje shkolle private me te shtrenjte kerkohet edhe nje pagese shtese. Studentet shijojne pasditen ose mengjesin duke marre mesime tangoje, ose kurs te gjuhes spanjolle, ose duke praktikuar sporte ne klube te ndryshme. Studente mund te vizitojne pyjet tropikale nen-Antarktike ne Patagoni, xhunglat tropikale ne verilindje, malet, plazhet me rere, shkretetirat, ose ujevaren e mrekullueshme “Iguazu”. Zakonisht, gjate qendrimit ne kete program, studenteve i ofrohet nje ekskursion ne Patagoni ose ne Veriperendim te Argjentines.
SISTEMI ARSIMIMIT
Edukimi ne Argjentine eshte i ndare ne tre nivele: edukimi Parashkollor(nje klase, qe nga mosha 5 vjec); shkolla fillore( shtate klasa, nga mosha 6 vjec deri ne 12 vjec); arsimi i mesem(pese klasa, nga mosha 13 vjec deri ne 17/18 vjec). Ne perfundim te ciklit te arsimit te mesem te detyrueshem, studentet lene shkollen me certifikaten e diplomimit te arsimit te mesem, gati per t’u regjistruar ne arsimin e larte. Studentet e arsimit te mesem edukohen ne lendet me detyrim: Shkencet Natyrore, Shkencet Sociale, Edukimi Fizik, Matematike, Letersi Spanjolle, Gjuhe e Huaj(anglisht), Muzike, Teknologji dhe Ekonomi. Lende te tjera bazohen ne ofertat individuale te shkollave te caktuara, si pershembull: Vizatim Teknik, Biologji, Fizike, Arte Plastike dhe Vizuale, Kimi, Frengjisht, Italisht, Latinisht, etj. Ne shumicen e shkollave mesimi zgjat nga ora 08:00 deri ne 13:00. Ne disa shkolla nga ora 13:30 deri ne 18:30. Diplomimi nuk esht i mundur. Ky program i ofron gjithashtu studenteve nderkombetare mundesine per te marre pjese ne nje program integrimi ne Argjentine me strehim dhe shkollim(8 deri ne 12 jave).