Program shkëmbimi i shkollës së mesme në Itali

  • Mosha: 14 deri ne 18 vjec
  • Vendndodhja: ne te gjithe vendin/ zona Friuli
  • Strehimi: strehim i plote
  • Akomodimi: nje familej mikpritese/ rezidence
  • Kohezgjatja: 4 jave/ 8 jave/ 12 jave/ ne semseter/ nje vit akademik
  • Lloji: qendrim dhe integrim ne shkolle/ publik

 

Afati i aplikimit: me 31 mars per te mberritur ne shtator, me 31 gusht per te mberritur ne Janar. Mund te pranohen aplikime me vone ne varesi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizes.

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen e shtetin ku ata jetojne para se te pranohen ne program. Kerkohet te kene studiuar minimalisht 2 vite gjuhen italiane dhe rezulate te mira akademike.

 

Tarifat: 

Duke filluar nga 2090 euro.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE

Studentet permirsojne njohurite e tyre rreth gjuhes dhe kultures italiane nepermjet pjesmarrjes aktive ne familje, shkolle dhe komunitet. Programi i jep studenteve nje mundesi qe te shpenzojne nje periudhe te caktuar kohe duke studiuar ne nje shkolle italiane dhe duke jetuar ne nje familje vullnetare. Disa shkolla zhvillojne aktivitete ekstra- kurikulare pasditeve. Studentet vendosen ne zona te ndryshme te Italise ne varesi te disponueshmerise. Ofrohet nje kurs orientimi. Kulture dhe gjuhe pas mberritjes ne shtator. Gjate vitit shkollor organizohen grupime me studente te tjere te programit te shkembimit. Te gjithe studentet e programit te shkembimit duhet te marrin pjese ne 16 ore mesimi te gjuhes italiane ne fillim te vitit shkllor: dy ore ne jave, gjate tete javeve.

 

SISTEMI ARSIMOR

“Scuola superiore” (shkolla e mesme) mirepret studente nga mosha 14 deri ne 19 vjec. Studente italiane ndjekin kete shkolle pasi kane mbaruar 5 vite te  “scuola elementare” (shkolla fillore) dhe tre vite te  “scuola media”. Lendet ndryshojne ne varesi te llojit te shkolles: shkolle klasike, shkencore, arte figuartive, trajnim mesuesi, artistike, teknike dhe profesionale. Mesimi zgjat nga ora 8:00 deri ne 13:00-14:00. Disa shkolla ofrojne aktiviete jashtshkollore pasditeve(sport, teater ,etj). Studentet i organizojne keto aktivitete vete ne rast se ato nuk jane te organizuara nga shkolla. Studenteve i ofrohet nje qendrim i shkurter dhe nje program integrimi ne shkolle (nga 4 deri ne 12 jave). Diplomimi nuk eshte i mundur.

 

en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey