- Mosha: 14 deri ne 19 vjec
- Vendndodhja: ne te gjithe vendin
- Strehimi: strehim i plote
- Akomodimi: ne nje familje mikpritese
- Kohezgjatja: 4 jave/ 6 jave/ 8 jave/ 12 jave
- Lloji: qendrim dhe integrim ne shkolle/ qendrim dhe integrim ne shkolle
Afati i aplikimit: 3 muaj para mberritjes. Mund te pranohen edhe aplikime me vone ne varesi te disponueshmerise hde kohes se rocesimit te vizes.
Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne vendin ku ata jetojne para se te pranohen ne program. Kerkohet te jete studiuar gjuha spanjolle per te pakten nje vit .
Tarifat:
Duke filluar nga 2500 euro.
QENDRIMI NE ARGJENTINE
Ne kete program, studentet jane te perfshire plotesisht ne gjuhen spanjolle dhe nuk kane mun desi te flasin gjuhen e tyre meme: kjo mundeson nje permiresim te shpejte te nivelit te gjuhes. Studentet kane mundesine te zbulojne nje menyre tjeter te jetuarit dhe nje kulture te re me eksperiencen personale dhe jo si nje turist! Programi me qendrim ne Argjentine eshte udhetimi me i leverdisshem per te mesuar gjuhen! Ky program eshte ideal per studentet te pjekur dhe te pavarur, entuziaste per te njohur njerez te rinj ne nje shtet te huaj me nivelin e duhur te gjuhes per te komunikuar me pjestaret e familjes mikpritese. Ky program eshte nje shkembim kulturor ideal. Studentet mikpriten nga familje argjetinase vullnetare, te cilat deshirojne te ndajne jeten e tyre te perdithsme me nje studentet te huaj. Studentet akomodohen ne keto provinca: Córdoba, Buenos Aires, Salta, Jujuy, Catamarca, Santa Fé, dhe ne qytete me te vogla ne Patagoni. Studentet nderkombetare perfitojne nga qendrimi i tyre ne Argjentine per te zbuluar kulturen e pasur te saj, e ndertuar nga ndikimi Latino-Amerikan dhe europian, si dhe nga diversiteti gjeografik i saj.
SISTEMI ARSIMOR
Studentet nderkombetare shkojne ne shkolle me femijet e familjes mikpritese ose me femije te tjere te lagjes. Ata ndjekin ore te plota mesimore me shoket e klases dhe marrin pjese ne te gjitha aktivitetet shkollore. Ky eshte nje program kulturor, jo nje program akademik. Studentet nuk duhet te ken pritshmeri qe te marrin nje transkript notash. Sistemi i arsimimiti ne Argjentine eshte i ndare ne tre nivele: arsimi parashkollor; arsimi fillor, arsimi i mesem. Ne perfundim te arsimit te mesem te detyrueshme, studentet largohen nga shkolla me certifikaten e arsimit te mesem, gati per t’u regjistruar ne arsim me te larte. Lende te tjera bazohen ne ato lende qe ofron shkolla, si: vizatim teknik, biologji, fizike, arte plastike dhe vizuale, kimi, frengjisht, italisht, latinisht, etj. Ne shumicen e shkollave mesimi zgjat nga 08:00 deri ne 13:00. Disa shkolla bejne mesim nga 13:30 deri ne 18:30.