Qëndrim dhe shkollë e mesme në Irlandë

  • Mosha: 13 deri ne 19 vjec
  • Vendndodhja: rrethi Kerry
  • Strehimi: strehim i plote
  • Akomodimi: ne nje familje mkpritese
  • Kohezgjataja: 2 jave/ 4 jave/ 6 jave
  • Lloji: qendrim dhe integrim ne shkolle

 

Afati i aplikimit: 3 muaj para se te filloje programi. Mund te pranohen ehde aplikime me vone, ne varesi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizes nese kerkohet.

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne vendin e tyre para se pranohen. Kerkohet te jete studiuar gjuha angleze per te pakten dy vite dhe rezultate te mira akademike.

 

Tarifat:

Duke filluar nga 1300 euro.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE

Ne kete program studentet jane te perfshire plotesisht me gjuhen angleze dhe nuk kane mundesi te flasin gjuhen e tyre: kjo gje mundeson nje permiresim te shpejte te nivelit te gjuhes. Studentet kane mundesine te zbulojne nje menyre te re jetese dhe nje kulture te re! Programi i qendrimit eshte udhetimi me i perballueshem per te mesuar gjuhen! Ky program eshte ideal per studente te pjekur dhe te pavarur, entuziate per te njohur njerez te huaj dhe me nje nivel te mjaftueshem te gjuhes per te komunikuar me pjestaret e familjes mikpritese. Ky program eshte nje shkembim i paster kulturor. Studentet akomodohen ne rrethin Kerry(Killarney dhe rrethinat). Te gjitha shkollat kerkojne uniforme. Nje dite tipike mesimore fillon ne 9:00 dhe mbaron rreth ores 15:45. Aktivitetet jashteshkollore varjojne nga shkolla ne shkolle por zakonisht aktivitetet sportive mundesohen. Studentet mund te marrin pjese ne klube vendase per sporte dhe aktivitete si; futboll, basketboll, xhudo, kercim dhe muzike. Studentet qendrojne ne familje vendase, te ngrohta dhe mikpritese.

 

SISTEMI ARSIMOR

Studentet nderkombetare mund te shkojne ne shkolle me femijet e familjes mikpritese ose me femije te familjeve fqinje. Ata ndjekin ore mesimore te rregullta dhe marrin pjese ne te gjitha aktivitetet shkollore. Ky eshte nje program kulturor jo nje program akademik. Studentet nuk duhet te presin qe te marrin nje transkript notash. Arsimi i mesem zakonisht behet ne nje shkolle komuniteti, ne nje shkolle gjitheperfshirese, ne nje shkolle profesionale ose ne nje shkolle te mesme vullnetare. Nje shkolle e mesme konsiston nga 1-3 vite, viti opsional i quajtur Viti i Tranzicionit, viti i 5te dhe viti i 6. Lendet qe ofrohen jane: arte, biologji, biznes, kimi, fizike, anglisht, ekonomi, gjuhe frenge, gjuhe gjermane, histori, ekonomi, matematike, muzike, edukim fetar, informatike dhe edukim fizik. Disa shkolla ofrojne ore mesimore te gjuhes angleze ekstra. Viti shkollor zgjat nga fundi i gushtit/fillimi i shtatorit deri ne fund te majit.

en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey