- Mosha: 13 deri ne 17 vjec(18 vjec ne varesi te kerkeses)
- Vendndodhja: ne te gjithe vendin
- Strehimi: strehim i plote
- Akomodimi: ne nje familje mikpritese
- Kohezgjatja: 4 jave/ 6 jave/ 8 jave
- Lloji: qendrim dhe integrim ne shkolle
Afati i aplikimit: te pakten 3 muaj para mberritjes ne program. Mund te pranohen edhe aplikime me vone ne varesi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizes.
Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne vendin e tyre para se te pranohen ne program. Kerkohet te jete studiuar gjuha spanjolle per te pakten dy vite.
Tarifat:
Duke filluar nga 2500 euro.
EKSPERIENCA GJATE QENDRIMIT
Ne kete program studentet jane te perfshire plotesisht ne gjuhen spanjolle dhe nuk kane mundesi te flasin gjuhen e tyre: kjo gje mundeson nje permiresim te shpejte te nivelit te gjuhes. Studentet kane mundesine te zbulojne nje stil te ri jetese dhe nje kulture te re! Programi qendrimit eshte udhetimi me i perballueshem per te mesuar gjuhen! Ky program eshte ideal per studente te pjekur dhe te pavarur, entuziaste per te njohur njerez te rinj dhe me nje nivel te mjaftueshem te gjuhes per te komunikuar me pjestaret e familjes. Ky program eshte nje shkembim i paster kulturor. Gjate qendrimit te tyre studentet shkojne ne shkolle nga e hena ne te premte, ne nje shkolle afer si cdo student tjeter, perfshihen me familjen dhe bejne shoqeri qe zgjasin per nje jete. Ky program afatshkurter ofron mundesine te provosh stilin e jeteses dhe kulturen spanjolle nga brenda. Eshte menyra me e mire per te permiresuar nivelin e gjuhes spanjolle dhe te integrohesh ne jeten e perditshme te nje vendi. Studenetet akomodohen ne familje mikpritese ne te gjithe vendin. Familjet mikpritese do t’i ndihmojne studentet me studimet e tyre dhe veshtiresite ne gjuhen spanjolle por ata jane shume entuziaste qe edhe studenti te ndaje gjuhen e tij me familjen.
EKSPERIENCA NE SHKOLLE
Studentet nderkombetare ndjekin mesim te rregullt ne shkollat e mesme private. Mesimi ne shkollat e mesme zgjat nga 8:00 deri ne 14:45 pergjate te gjithe vitit shkollor; ka nje gjysem ore pushim qe fillon ne 11:00, ose dy pushime qe zgjat secili nga 15 minuta. Disa shkolla ofrojne punime ose aktivitete jashteshkollore pasditeve.