Qëndrim gjatë stinës së verës në Francë

  • Mosha: 11 deri ne 18 vjec
  • Vendndodhja: ne te gjithe vendin
  • Strehimi: strehim i plote
  • Akomodimi: ne nje familje mikpritese
  • Kohezgjatja: 2-4 jave/ 5-6 jave/ 7-8 jave
  • Lloji: vetem qendrim/ qendrim+ shkollim ne shtepi/ vetem qendrim+te zbulosh Parisin

 

Afati i aplikimit: te pakten 3 muaj para se te filloje programi.

Kerkesat: kerkohet te jete studiuar gjuha frenge per te pakten nje vit.

 

Tarifat:

Duke filluar nga 1400 euro.

 

VETEM QENDRIM

Programi me qendrim afatshkurter i ofron adoleshenteve mundesine per te jetuar jeten e perditshme te nje familje mikpritese ne France. Programi vetem me qendrim nuk rekomandohet si nje eksperience e pare jashte shtetit, sepse integrimi ne familje mund te jete i veshtire per femijet qe nuk kane eksperience. Ky program eshte ideal per studentet e pjekur dhe te pavarur, entuziaste per te njohur njerez te rinj jashte shtetit dhe me nje nivel te mire te gjuhes per te komunikuar me pjestaret e familjes mikpritese. Qellimi kryesor te bashkohet nje student me nje familje vullnetare mikpritese qe kane te perbashket interesat, hobit etj. Studenti pritet qe te marre pjese ne aktivitetet ditore te familjes. Pjesemarresi duhet te shpenzoje para per te mbuluar keto shpenzime ekstra.

 

TE ZBULOSH PARISIN

Duke shtuar turin te Zbulosh Parisin ne eksperiencen e tyre, studentet do transferohen ne nje familje ne Paris ne fillim ose ne fund te qendrimit te tij/saj. Ky turne organizohet nga nje pjestar i familjes gjate dites. Akomodim per tre net jane te perfshira ne nje bord te plote. Studentet mbikqyren 24/7 dhe udhehiqen gjate vizitave. Ky turne i jep studenteve mundesine per te vizituar vendet kulturore me te njohura ne Paris: tur ne kullen Eiffel, lundrim ne lumin Seine, keshtjella e Versajes, lagja Montmartre dhe bazilika e Zemres se Shenjte, muzeu Luvrit, ecje pergjate lagjes Latine, bulevardi St Germain dhe kopshtet e Luksemburgut.

 

SHKOLLIM NE SHTEPI NE FRANCE

Nje pjestar i familjes i jep mesim studentit ne nje total prej 15 oresh udhezim gjuhe ne nje baze nje-per-nje ne nje kapitull. Mesimdhenia ka per qellim te permiresoje rrjedhshmerine ne te folur, me nje perqendrim ne jetesen vendore dhe kulturen. Partneri yne mundeson cdo mesues ne shtepi me material per mesimdhenien, duke perfshire nje manual, udhezues te lendes dhe shembuj qe ndihmojne per te strukturuar oret mesimore. Ky opsion eshte me shume i pershtatshem per nxenesit qe kane nje nivel bazik te gjuhes.

 

en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey