RRETH
Kush jemi ne?
“Work and Study”, është departamenti më i ri pjesë e Tik Agency Group, prezente në tregun shqiptar që prej 2017.
Tik Agency ofron një gamë të gjërë shërbimesh, të cilat mbulohen me përkushtim të plotë dhe profesionalizëm nga stafi i saj, të tilla si:
- Konsulencë në edukim dhe ndërmjetësim
- Paketa turistike (brenda dhe jashtë vendit)
- Pasuritë e palujtshme
- Përkthime zyrtare
- Programe shkëmbimi
- Au Pair
- Programet Work & Travel
- Asistencë për të jetuar, studiuar dhe investuar në Shqipëri
- Asistencë e plotë me vizën
- Punësim brenda dhe jashtë vendit

Work & Study
“Work and Study”, përmbush të gjitha kërkesat për t’iu ofruar punësim dhe studim të sigurt brenda dhe jashtë vendit, falë përkushtimit dhe punës tonë të parreshtur për t’iu ofruar juve informacione dhe mundësi në kohë reale.
Mbajtja në kontakt me përditësimet më të fundit nga kompani / individë të ndryshëm na jep mundësinë e njohjes së nevojave dhe kërkesave që kanë kompanitë dhe individët brenda dhe jashtë vendit, në sektorë të ndryshëm, të tregut të punës si dhe studimit. Thënë ndryshe, jemi tërësisht të përkushtuar për të plotësuar kërkesat e klientëve tanë duke ju ofruar variantet/opsionet më të mira
Fokusi ynë i operimit është i përqëndruar në dy drejtime. Së pari në fushën e punësimit të individëve brenda dhe jashtë vendit. Roli ynë është krijimi i urës lidhëse midis tregut të punëdhënësëve të huaj e shqiptarë dhe tregut të punëkërkuesëve.
Sy dyti në fokusin tonë është krijimi i mundësive për të studiuar jashtë vendit dhe asistenca në çdo hap të aplikimit deri në përfundimin me sukses të tij.
Work and Study në bashkëpunim me ekspertë nga emigracioni vendas e i huaj ofron këshillim në fushën e emigracionit. Këshillimi në këtë fushë është i organizuar në atë mënyrë që çdo aplikant përpara se të hedhë një hap të rëndësishëm për të emigruar, studiuar ose për tu punësuar kudo, së pari të informohet për anët pozitive dhe negative të aplikimit të tij. Ekspertët tanë mund t’iu kontaktojnë për t’iu këshilluar kudo që ndodheni dhe gjithashtu ofrojnë këshillim ligjor në përputhje me termat dhe kushtet e përcaktuara nga praktikat ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë.
Punësim brenda dhe jashtë vendit
Agjencia jonë ofron mundësi dhe mbështetje të barabartë për të gjithë punëkërkuesit. Punëkërkuesi i ndërmjetësuar në punë nga agjencia gëzon të drejtën e negocimit kolektiv, njohjes së pagës minimale, kohën dhe kushtet e punës, përfitimet e sigurisë shoqërore dhe mbrojtjen e pasurisë dhe shëndetit në punë.
Çdo aplikim të punëkërkuesve ne e trajtojmë me seriozitet dhe i japim gjithsecilit mundësinë për të realizuar dëshirën e tij/saj pasi suksesi juaj është dhe suksesi jonë.
Ne do ju asistojmë në aplikimin për të gjitha kategoritë e vizave si:
- Vizë studentore
- Vizë pune
- Vizë turistike
- Vizë biznesi
- Vizë emigrimi
Ne ju mundësojmë të gjeni hapësirën tuaj në kompani të cilat i përshtaten formimit dhe profesionit tuaj.
Studioni në të gjthë botën
Të studiosh jashtë është një eksperiencë e paharrueshme por procesi i aplikimit është goxha i gjatë dhe shpesh bëhet i lodhshëm. Ne jemi këtu për t’ju asistuar në çdo hap të këtij procesi. Falë kontakteve tona me universitetet e huaja ne do ju përcjellim të gjithë informacionin e nevojshëm që ju të bëni zgjedhjen e duhur për karrierën apo fushën e specializimit bazuar në mundësitë tuaja
Histori suksesi
Ndër programet më të preferuara që ne ofrojmë është ai i kurseve të gjuhëve të huaja (që zgjasin 4 – 48 javë në varësi të përzgjedhjes tuaj) në bashkëpunim me shkollat më të mira të gjuhëve në Evropë.
Ne ju ftojmë të përjetoni një ndër eksperiencat më të paharrueshme të jetës tuaj. E ku ka më mirë sesa të studioni një gjuhë të huaj në vendin ku flitet ajo gjuhë dhe njëkohësisht të jeni në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit dhe kulturën.
Ne do ju asistojmë në çdo hap të aplikimit duke nisur që me përgatitjen e dokumentave, përkthimin dhe noterizimin e tyre, rezervimin e biletës dhe deri tek rregullimi i akomodimit për të cilin ofrohen opsione të ndryshme nga ku ju mund të zgjidhni të qëndroni në shtëpinë e një familjeje pritëse gjermane e cila do të bëhet si shtëpia juaj e dytë.
Parimet tona
Studenti në qendër
Studentët janë në qendër të fokusit dhe veprimtarive tona. Ne duam që ata të kenë një eksperiencë të suksesshme dhe njëkohësisht të paharrueshme gjatë studimeve të tyre jashtë. Ne i udhëzojmë studentët që të bëjnë zgjedhjen e duhur bazuar mbi atë cfarë është më e mira për nevojat e tyre personale dhe akademike si dhe të ofrojmë mbështetjen tonë për studentët para, gjatë dhe pasi të mbarojnë eksperiencën e tyre të studimit jashtë.
Diversiteti, përfshirja dhe aksesi
Tashmë të studiuarit jashtë është një ëndërr e bërë realitet për shumë studentë dhe një ndër ta mund të jesh dhe ti. Ne bashkëpunojmë ngushtë me një rrjet të gjërë universitetesh dhe partnerësh të huaj duke bërë të mundur që të ofrojmë opsione të përballueshme për ju.
Risitë
Jetojmë në një botë e cila po zhvillohet me ritme të shpejta dhe ne përpiqemi të ecim me po atë ritëm. Universitetet e huaja po hapen gjithnjë e më shumë drejt studentëve ndërkombëtarë pasi të mësuarit është një eksperiencë globale dhe gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye politikat e tyre në lidhje me pranimin e studentëve të huaj janë në ndryshim të vazhdueshëm që tu përshtaten sa më mirë nevojave të studentëve. Ne përqiemi të qëndrojmë të përditësuar që të sjellim cdo të re tek ju.
Misioni:
- Misioni ynë është të jemi zgjedhja e parë dhe e padiskutueshme për të gjithë të rinjtë/rejat, por jo vetëm, për realizimin me sukses të aplikimeve të tyre për të studiuar dhe punuar jashtë vendit.
Synimi:
- Synimi ynë është ngritja e standarteve në procesin e rekrutimit
- Trajnim dhe zhvillim profesional për kandidatët.
- Ndërmjetësim e profesionalizëm në punësimin jashtë vendit
Shërbimet e rekrutimit të personelit janë burime të shkëlqyera në kërkimin tuaj për punë.
Work and Study e bën të mundur këtë duke bërë një përputhje në harmoni të aftësive dhe formimit tuaj me kërkesat dhe ofertat e kompanive të ndryshme ndërkombëtare.
Work and Study iu mundëson variante të panumërta në programe qe iu përshtaten kërkesave dhe aspiratave tuaja. Një agjenci e cila ka si kryefjalë të saj eksperiencën, përkushtimin dhe profesionalizmin mbetet gjithmonë zgjedhja e duhur për secilin prej jush.
You need some help? Just Call Us!
Need a consultation? Call us today +355 699771397 or email us: info@workandstudy.al