Shkollë ndërkombetare me strehim në Valencia

  • Mosha: 14 deri ne 18 vjec
  • Vendndodhja: Valencia
  • Strehimi: strehim i plote
  • Akomodimi: rezidence
  • Kohezgjatja: nje vit akademik/ nje sezon
  • Lloji: strehim privat

 

Afati i aplikimit: me 30 prill per te mberritur ne shtator. Mund te pranohen edhe aplikime me vone, ne varesi te disponueshmerise dhe kohes se procesimit te vizes.

 

Kerkesat: studentet duhet te intervistohen ne vendin e tyre para se te pranohen ne program. Kerkohet te pakten nje vit studimi i gjuhes spanjolle dhe rezulate te mira akademike. Ofrohen edhe ore mesimore shtese te gjuhes spanjolle ose angleze.

 

Tarifat:

Duke filluar nga 24400 euro.

 

EKSPERIENCA NE SHKOLLE

Studentet nderkombetare mirepriten ne nje kampus shume te bukur ne rrethinat e Valencias, ku ata shijojne aktivitete edukimi, te kohes se lire sportive. Studentet prane shtepise se tyre te strehimit nje pishine ne ambient te jashtem, pista atletike, nje fushe per sporte te ndryshme dhe fusha futbolli, si dhe fushe tenisi, nje zone spa, nje palester dhe fushe futbolli. Resorti studentor ofron edhe ambiente pushimi, nje restorant, nje kafe dhe kopsht. Studentet e shkolles se mesme studiojne ne nje godine 5 minuta larg nga shtepia e strehimit. Studentet shijonje qendrimin ne Valencia, klimen e saj dhe detin e mrekullueshem te Mesdheut. Kampusi eshte nderkombetar, duke mirepritur studente spanjolle dhe studente nga e gjithe bota. Shtepia e strehimit ofron shtate dite strehim ne dhoma njeshe, dyshe dhe trishe me nje tualet per secilen dhome.

 

SISTEMI ARSIMOR

Studentet nderkombetare studiojne ne nje program te personalizuar dhe te larmishem mesimor. Ata mund te zgjedhin te ndjekin:

  • Programin mesimor spanjoll, qe te drejton drejt Bachillerato spanjoll
  • Programin me strehim nderkombetar per vitet e mesme
  • Programin e diplomes per studentet me strehim nderkombetare, ose 100% spanjisht, ose 100% anglisht ose dygjuhesh
  • Akademine e Basketbollit me programin e shkolles se mesme amerikane online

Studentet mund te ndjekin edhe akademine e basketbollit ose te futbollit per te kombinuar studimet e tyre me praktiken e sportit te nivelit me te larte. Studenteve i jepet mundesia te bejne provime certifikimi te gjuhes spanjolle dhe angleze. Programi mesimor akademik plotesohet nga aktivitete jashteshkollore, sociale dhe kulturore dhe evente si dhe sporte. Diplomimi eshte i mundur.

 

 

 

en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey