Pyetjet e mëposhtme ofrojnë infomacion kryesor rreth temave më të rëndësishme për të cilat duhet të jeni të mirëinformuar para se të studioni në Gjermani. Pyetjet përmbledhin informacion rreth procesit të pranimit, tarifave të studimit, aplikimit për vizë, bursave që ofrohen nga universitetet atje dhe më shumë.
Ne rast se informacioni i mëposhtëm nuk i përgjigjet pyetjeve tuaja, mund të na kontaktoni në çdo kohë në web, me anë të adresës së email-it ose edhe nëpërmjet rrjeteve tona sociale.
- A mund te studiohet në Gjermani pa pagesë?
Tarifat e shkollimit në të gjitha universitetet publike fillimisht u ulën në vitin 2014, por u aplikuan sërish për studentët qe vijnë nga shtete që nuk bëjnë pjesë në BE/EEA, në vendin jugperëndimor të Baden-Württemberg në vjeshtën e vitit 2017.
Këto tarifa janë mesatarisht 1500 € në semestër – dhe 3000 € viti. Studentët të cilët studiojnë për një diplomë të dytë paguajnë një shumë të reduktuar prej 650 € për semestër ose 1300 € në vit. Studentët që vijnë nga shtete që janë pjesë e programit ERASMUS përjashtohen nga këto tarifa. Tarifat e universiteteve gjermane janë shumë herë më të ulta se destinacionet e tjera europiane.
- A mund te studioj mjekësi në Gjermani?
Po, mund te studiosh mjekësi falas në cdo universitet Gjerman, por duhet të kesh një nivel të mirë të gjuhes gjermane dhe asaj angleze, përvec kritereve të tjera. Trajnimet mjekësore në Gjermani nuk janë të ndara në Bachelor dhe Master, dhe zgjasin të paktë gjashtë vite dhe tre muaj. Vendet e lira janë shumë të pakta dhe konkurenca është shumë e lartë.
- Cilat janë kriteret për të studiuar në një universitet gjerman?
Për të studiuar në gjermani duhet të jesh i pajisur më çertifikatë të arsimit të mesëm të lartë . Për studimet e bachelorit pranohet diploma e shkollës së mesme, ose çertifikata e shkollës së mesme ose rezultatet e provimeve për të hyrë në universitet. Për studimet e masterit pranohet diploma e Bachelorit. Ne shumicën e rasteve, studentët pranohen nga univeritetet gjermane në rast se kualifikimet në vendin e tyre plotësojnë kriteret per t’u regjistruar në një universitet vendas.
Në rast se kualifikimet e tua nuk janë të mjaftueshme për t’u regjistuar në një universitet gjerman, shteti të ofron mundësinë për të bërë një kurs parapregatitor tek Studienkolleg, para se të bësh një test vlerësues të detyrueshëm, Feststellungprüfung. Ky vlerësim mbulon temat që lidhen me programin që ti dëshiron të studiosh dhe janë parapërgatitëse për të studiuar në universitet.
- A më duhet një vizë studentore për të studiuar në Gjermani?
Shteti gjerman aplikon ligje të ndryshme për shtetas të ndryshëm. Studentët që vijnë nga shtete që bëjnë pjesë në BE dhe EEA ose nga Zvicra, Norvegjia, Islanda, nuk kanë nevojë për vizë studentore. Studentët që janë shtetas të SHBA, Kandasë, Australisë, Zelandës së Re, Izraelit, Japonisë apo Koresë së Jugut nuk kanë nevojë për vizë studentore, por duhet të aplikojnë menjëherë për leje qëndrimi në momentin që mbërrijnë në Gjermani. Shteti jonë nuk bën pjesë në asnjë nga kategoritë e përmendura më lart, prandaj shtetasit shqiptar duhet të pajisen me vizë studentore për të studiuar në Gjermani. Çdo shtetas shqiptar duhet të aplikojë për vizë studentore të pakën tre muaj para se të shkojë në Gjermani.
- Në cilin universitet të studioj?
Gjermania ka një total prej 45 universitetesh, kjo do të thotë që ajo ofron një larmi zgjedhjesh. Nëse dëshiron të studiosh në një qytet të njohur në mbarë botën mund të zgjedhësh Berlinin ose Mynihun, të cilët janë të renditur midis 10 qyteteve më të mira në botë për të studiuar.
Megjithatë Gjermania ofron shumë mundësi për të studiuar, si North Rhine-Westphalia (në qytete si Dusseldorf dhe Cologne), Baden-Wurttemberg (në Stuttgart), Bavaria (në Mynih), Hesse (Frankfurt am Main), Lower Saxony (në Hannover), Saxony (në Dresden) dhe Hamburg.
- A do i mbulojë bursa tarifat e jetesës time në Gjermani?
Edhe pse tarifat e shkollimit në Gjermani janë shumë të ulta ose nuk aplikohen fare, prapseprap duhet të mbulosh jetesën tënde atje. Nëse nuk ke një sponsor ose një familjar që të mbulojë shpenzimet, shteti atje të ofron shumë mundësi për t’i mbuluar këto shpenzime.
Bursat për të studiuar në Gjermani mund të përfitohen në mënyra të ndryshme. Shteti gjerman ofron fonde për studentët ndërkombëtarë nëpërmjet DAAD ose skemës së Erasmus + të Komisionit Europian, shumë mundësi ofrohen edhe nga universitetet gjermane ose nga fondacione të palës së tretë. Këto bursa ofrohen në bazë të meritës, degës së studimit ose shtetit të origjinës.