Studime ne Angli – University of West London

I njohur si “universiteti i karrierës”, University of West London ka një rekord mbreslënës të studentëve të diplomuar që jane punësuar, me programe studime që jane të dizenjuar posacërisht për t’i siguruar studentëve punësim pas diplomimit.

 

Eksperienca e të studiuarit në UWL ka për qëllim fitimin e aftësive, ekspertizës dhe dijeve të nevojshme për të shkëlqyer në karrierën e zgjedhur. Studentëve i jepet mësim nga ekspertë të industrive, dhe kanë fatin të përfitojnë nga lidhjet e ngushta të industrive të ndryshme. Universiteti ka nëntë shkolla akademike shumë të vlerësuara të cilat mbulojnë një gamë të gjerë degësh:

 

Shkolla e Londrës për Film. Media dhe Dizajn

Shkolla e biznesit Claude Littner

Shkolla e Inxhinierisë Kompjuterike

Shkolla e Drejtësisë

Kolegji London Geller i Hotelerisë dhe Turizmit

Kolegji i Infermierisë, Mamisë dhe Shëndetit Mjekësor

Shkolla e Shkencave Humane dhe Sociale

Shkolla e Shkencave Biomjekësore

Kolegji i Muzikës Londër

 

Zona Ealing  e Kampusit West London ka qendra fantastike, duke përfshir Librarinë Paul Hamlyn, një stacion radio për studentët, një auditor, studio muzike, laboratore te standarteve të industrisë, sallë gjyqi fiktive, restorante dhe kafe dhe një qendër sportesh.

 

Zona e Brentfordit është shtëpia e Qendrës së Simulimit të Infermierisë, e cila është shumë afër Ealing dhe lehtësisht e aksesueshme me autobus falas. Instituti Berkshire për Shëndetin, në Fountain House në qendër të qytetit Reading, i mundëson UWL të ofrojë programe infermierie dhe mamie në të gjithë rajonin në partneritet me NHS.

 

UWL ka mbi 11,000 studentë dhe mbi 10% e tyre vijnë nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Universiteti ofron mbështetje falas dhe konfidenciale për studentët ndërkombëtar përgjatë studimeve të tyre, duke përfshirë:

 

Tarifa dhe financim përfshirë bursa

Viza dhe emigracionin

Asistencë për paratë

Të drejtë për strehim

Programet e gjuhës angleze 

 

Akomodimi është shumë i rëndësishëm gjatë eksperiencës universitare. Universiteti ofron mbeshtetje për studentët për të gjetur akomodim të sigurt dhe të përshtatshëm.

 

Universiteti ofron shumë mundësi: shtëpi dhe apartamente që menaxhohen nga universiteti në “Student Village” i cili është vetëm një rruge e shkurtër nga South Ealing Station; ose mund të ndihmojë të gjejnë akomodim jashtë kampusit, në Ealing dhe në zonën përreth; ose në rast se zgjedh të marrë me qira një ambient privat , UWL ofron burime që studenti të sigurohet që vendi ku po akomodohet është i sigurt.

 

en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey