Viza e tipit “C” Qëndrim afatshkurtër

Jepet për shtetasit e huaj që kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së parë. Lëshohet me një, dy ose shumë hyrje. Më poshtë kemi listuar dokumentat që duhen për secilën nga kategoritë e vizave.

Viza për turizëm (C)

  1. Dokumentin e rezervimit vajtje-ardhje të biletës.
  2. Prenotim hoteli ose dokumente ne lidhje me strehimin gjatë qëndrimit.
  3. Dokument që vërteton ekzistencën e një marrëdhënieje punësimi të qëndrueshme në vendin e origjinës/qëndrimit. Në mungesë të kësaj marrëdhënieje punësimi, i huaji duhet të vërtetojë se ka interesa për t’u kthyer në vendin e origjinës/qëndrimit.
  4. Dokumente që provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës (deklaratë bankare)
  5. Një foto pasaporte me përmasat 5cm x 4cm,
  6. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit,
  7. Dokumenti i sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.
  8. Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim.
  9. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit,
  10. Kopje të lejes së qëndrimit, me vlefshmëri të paktën 3(tre) muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar.

Viza për turizëm, të organizuar në grupe turistike, të ftuar nga një shoqëri turistike shqiptare (C)

  1. Një foto pasaporte me përmasat 5cm x 4cm,
  2. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit,
  3. Dokumenti i sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.
  4. Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim.
  5. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit,
  6. Fotokopje pasaporte
  7. Fotokopjen e noterizuar të licencës të shoqërisë turistike shqiptare, e cila fton grupin e huaj turistik.
  8. Kopje të lejes së qëndrimit, me vlefshmëri të paktën 3(tre) muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar.

Vizë për motive shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare (C)

  1. Një foto pasaporte me përmasat 5cm x 4cm,
  2. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit,
  3. Dokumenti i sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.
  4. Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim.
  5. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit,
  6. Ftesa nga subjekti pritës.
  7. Rezervimi i hotelit apo deklarata e mikpritjes.
  8. Dokumente qe provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës.
  9. Kopje të lejes së qëndrimit, me vlefshmëri të paktën 3(tre) muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar.

Vizë për motive zyrtare (C)

  1. Një foto pasaporte me përmasat 5cm x 4cm,
  2. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit,
  3. Dokumenti i sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.
  4. Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim.
  5. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit,
  6. Ftesë nga institucioni pritës.
  7. Notë verbale nga institucioni ku i huaji është i punësuar.
  8. Kopje të lejes së qëndrimit, me vlefshmëri të paktën 3(tre) muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar.

Vizë për motive mjekësore (C)

  1. Një foto pasaporte me përmasat 5cm x 4cm,
  2. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit,
  3. Dokumenti i sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.
  4. Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim.
  5. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit,
  6. Ftesë nga institucioni pritës.
  7. Epikrizë (origjinale ose fotokopje) të lëshuar nga një doktor vendas në Shqipëri.
  8. Deklaratë e institucionit spitalor në Shqipëri për detajet e trajtimit mjekësor si dhe subjekti që do t’i mbulojë këto kosto.
  9. Mjete të mjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet.
  10. Sigurim shëndetësor për shoqëruesit e të sëmurit.
  11. Kopje të lejes së qëndrimit, me vlefshmëri të paktën 3(tre) muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar.

Vizë për motive profesionale, tregtare dhe biznesi (C)

  1. Një foto pasaporte me përmasat 5cm x 4cm,
  2. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit,
  3. Dokumenti i sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.
  4. Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim.
  5. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi është shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare).
  6. Dokument që provon veprimtarinë profesionale, tregtare dhe biznesi.
  7. Dokumente që provojnë statusin juridik të subjektit tregtar.
  8. Fotokopje e certifikatës së regjistrimit në punë në vartësi të qëllimit të pajisjes me vizë (për vizat nga 60-90 ditë) sipas nenit 73, të ligjit 108/2013 ”Për të huajt”.
  9. Kopje të lejes së qëndrimit, me vlefshmëri të paktën 3(tre) muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar.
en_USEnglish
Open chat
1
Hello
Hey